Lokale
Dhurata mbeti në Luginë e ministri në Prishtinë (foto)
Dhurata nga institucioni për kulturë e punuar nga artisti Nagip Taipi dedikuar Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Memli Krasniqi, ka mbetur në Bujanoc.
Punimi nga argjila e mbretëreshës “Teuta” me ngjyrë ari të vjetër, do të vazhdoj edhe matej të qëndrojë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, pasi ajo sot nuk mundi ta bëjë udhëtimin nga Lugina drejtë Prishtinës.
Pengesa e autoriteteve serbe duke mos i dhënë leje ministrit nga Kosova Memli Krasniqi për të marrë pjesë në ekspozitën e historianëve të komunës së Bujanocit, ka pamundësuar dorëzimin e kësaj dhurate.
[caption id="attachment_115929" align="aligncenter" width="640"] Nagip Taipi me dhuratën e punuar enkas për ministrin Memli Krasniqi[/caption]
Autori i kësaj vepre Nagip Taipi i ka thënë sot Titullit se punimi përveç simbolikës së trashëgimisë kulturore të shqiptarëve që bartë në vete, ajo njëherit dërgon edhe një mesazh tek Qeveria e Kosovës, respektivisht tek Ministri i Kulturës Memli Krasniqi.
“Baza me tri këmbë e vendosur mbi trekëndëshin kanë për qëllim bashkëpunimin kulturor ndërkufitar në mes të Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Luginë e Preshevës”, u shpreh Taipi.
Mirëpo sipas tij me dorëzimin e dhuratës, e cila nuk mundi të realizohej pasi ministri nuk u lejua të vijë në Bujanoc, do të kishte edhe një synim tjetër.
“Si synim në vete ky punim artistik kishte që ministri ta vendoste atë në zyrën e tij të punës edhe për çdo ditë ta ketë para sysh Luginën e Presheves, si obligim shtetëror për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore të Shqiptarëve të atjeshëm”, i tha Titullit Nagip Taipi.
Përndryshe, sipas zyrtarëve të komunës së Bujanocit, qëndrimi i ministrit në këtë ngjarje u pamundësua nga autoritetet serbe të cilat nuk i dhanë leje për këtë vizitë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!