Familja Rexhepi në Bujanoc vuan për bukë të gojës gjatë Ramazanit
Familja e Tefik Rexhepit me banim të përkohshëm në qytetin e Bujanocit jeton në kushte të vështira ekonomike por edhe ka mungesë të ushqimit themelorë gjatë muajit të Ramazanit.Ai redaksisë së Titulli.com i tha se nuk kanë ushqime të mjaftueshme për iftar ndërsa askush nuk i dërgon ndihma ushqimore dhe se vuajnë për kafshatë të gojës.
“Kemi kaluar më shumë se gjysmën e Ramazanit dhe askush nuk ka sjellë ndihmë në shtëpinë tonë. Ne kemi nevojë për sendet elementare të ushqimit, higjienës dhe veshmbathjes. Vitin e kaluar kemi pasur ndihmesa ndërsa sivjet aspak”, i tha Titulli.com, Tefik Rexhepi.
Kjo familje të vetmin burim financiar kanë ndihmat sociale të cilat nuk mjaftojnë për jetesën e tyre sepse ata kanë probleme edhe shëndetësore.
Tefiki Rexhepi jeton në një dhomë të vetme të shtëpisë që e ka me qira shtëpi në rrugën që shpien drejt tregut të qytetit.
Personat që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Rexhepi mund të kontaktojnë me kryefamiljarin në këtë numër telefoni 063 -7671135./Titulli.com/