Është koha për një “Rilindje” në Luginë...?
Vështrime

Është koha për një “Rilindje” në Luginë...?

28.Jun.2013 10:57
0
Rilindja shqiptare kujtohet si një periudhë e vetëdijes dhe organizimit politik për të përmirësuar gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të kombit shqiptar. Kjo lëvizje e gjerë erdhi si kërkese e kohës për të mbrojtur identitetin kombëtarë dhe daljen nga robëria e gjatë nga  sundimtarë të huaj gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.   Shkruan: Skender Saqipi; skender saqipi- gazetarTani në shtetin shqiptar u rikthye një program politik që premton një angazhim për të përmirësuar pozitën shqiptare brenda dhe jashtë  territorit të Shqipërisë, program me sloganin  "Rilindje". Kryesocialisti shqiptar Edi Rama ka fituar besimin e qytetarëve për ta udhëhequr shtetin shqiptar gjatë 4 viteve të ardhshëm,  ai brenda 18 muajve të fundit ka bërë vizita edhe në Luginë të Preshevës, i cili është njoftuar me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në këtë rajon dhe ka premtuar se do t'i dalë në ndihmë popullatës shqiptare përmes projekteve të ndryshme. Programi socialist shqiptar për të përmirësuar mirëqenien e shoqërisë, ngritjen e standardit të jetesës, avancimin e funksionimit të shtetit ligjor, kthimin e dinjitetit të qytetarit dhe integrimin e vendit në bashkimin evropian duhet të jetë një shembull i mirë dhe një arsye e fortë për nisur një rilindje shqiptare në Luginë të Preshevës. Spektri politik shqiptar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është thelluar shumë në interesat e veta grupore dhe ka harruar besimin që ia kanë dhënë popullata e varfër për të krijuar perspektivë dhe mirëqenie në vendin e vet e jo për të ikur nëpër vend të ndryshme. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi 7 parti politike shqiptare me prijës  për secilën mëhallë të qyteteve dhe fshatrave të cilët kanë harruar gjendjen  sociale të mjerueshme e mos të flasim për interesat kombëtare,  por mundohen që secili të pasurohet më shumë për veten dhe familjen e tij. Që nga përfundimi i konfliktit të vitit 2001 janë bërë investime  (të pjesshme dhe jo cilësorë) të ndryshme infrastrukturore në vendbanimet shqiptare, mirëpo shqiptarët akoma nuk gëzojnë të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar, të drejtën e dy gjuhësisë së plotë nëpër institucione shtetërore lokale dhe përdoren mjete të ndryshme politike për të mbjellë frikë tek qytetarët shqiptarë dhe në këtë mënyrë për të zbrazur vendbanimet në mënyrë të heshtur. Çfarë ka bërë spektri politik i Luginës për të parandaluar shpërnguljen masive të qytetarëve, përmirësimin e mirëqenies ekonomike e politike, realizimin e të drejtave elementare  dhe ruajtjen e identitetit kombëtar brenda shtetit ku jetojmë. Përgjigja e kësaj pyetje është e njohur për çdo qytetarë se prijësit politik kanë krijuar platforma politike të shkruara në letër ndërsa në anën tjetër kanë ndihmuar në degradimin e çdo vlere shoqërore dhe kombëtare. Shoqëria shqiptare kryesisht gjenerata e re intelektuale dhe guximtare që jeton në komunat Bujanoc e Preshevë duhet urgjentisht të fillojë hartimin e programit politik të ngjashëm me atë socialist shqiptar dhe të fillojë organizimin e ri politik në këtë rajon. Ky program i ri politik duhet të garantojë së pari përmirësimin e mirëqenies sociale, realizimin e të drejtave brenda shtetit ku jetojmë, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare,  zhvillim ekonomik dhe perspektivë evropiane. Shumë të rinj shqiptar të shkolluar në vendet e rajonit dhe të perëndimit  janë larguar nga Lugina sepse qeverisjet aktuale po i japin përparësi dhe po ndihmojnë intenzivisht injorancën dhe kuadrot diletant vetëm e vetëm për t’ia përmbushur apetitet  familjare dhe militantëve politik. Andaj, represioni i vazhdueshëm shkatërrues dhe përçarës  i cili po ndihmohet nga pushtetet lokale në Bujanoc e Preshevë ka përshpejtuar fillimin e një organizimi të menjëhershëm politik  i cili duhet të jetë një fryme e re dhe gjithëpërfshirëse. Është koha që duhet t’i themi  mjaftë komandantëve politik  dhe retorikës folklorike të thatë e shkatërrimtare. Është koha që të fillojë një Rilindje në Luginë dhe të ofrohet një alternativë me perspektivë evropiane.      
Pse i duhet një “Rilindje” Luginës...?!
Vasil Kënçovi, Shqiptarët, Kazaja e Preshevës dhe struktura e saj etnike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration