Epshi për pushtet serb, i ndërsen liderët e Luginës deri në Tiranë
Vështrime

Epshi për pushtet serb, i ndërsen liderët e Luginës deri në Tiranë

15.Feb.2014 13:26
0
Liderët e Luginës së Preshevës, këtë javë, e kanë pasur të ngjeshur me vizita të shumta nga Beogradi, në Prishtinë e deri në Tiranë. Shkruan: Kujtim Sadriu Kujtim Sadriu Qëllimi i këtyre vizitave e ka një emërues të përbashkët, pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të Serbisë, më 16 mars, ose bojkotimi i tyre. Liderët institucionalë dhe partiakë, gjatë takimeve në Beograd, në Prishtinë dhe Tiranë, nuk arritën një marrëveshje të përbashkët rreth zgjedhjeve parlamentare, ata ashtu si shkuan edhe u kthyen, të ndarë e të përçarë si mos më keq. Partitë politike shqiptare, që i thanë “Jo” zgjedhjeve parlamentare serbe, duke ofruar “arsyet” përmes një komunikate për shtyp, pse nuk dalin në zgjedhje, duke përmendur varg e vi: diskriminimin shumëvjeçar të Beogradit ndaj tyre, ata nuk iu përmbajtën asaj që e thanë, e nënshkruan dhe e vulosun për opinion. Jo më shumë se 24 orë nga publikimi i komunikatës për shtyp, ku partitë politike alarmonin për mos dalje në zgjedhje, në takimin e Tiranës, te diplomati shqiptar Bushati, deklaronin diçka tjetër nga ato që i ofron komunikata. Ata në Tiranë kërkonin hise te mandati i deputetit, duke kërkuar një pajtim partiakë nëse ata radhiten të parët në Listë, për ta lënë PVD, të dytën sipas radhës. Kështu që, pjesa më e madhe e bisedës u përqendrua rreth kompromisit për të zënë vendin e parë në Listën unike rreth zgjedhjeve, duke harruar se pak më parë kishin dalë me komunikatë kategorikisht kundër zgjedhjeve. Çfarë paradoksi! Po të pranonte i pari I PVD-së, që të zbres një shkallë më poshtë në Listën për deputetë, partitë kundërshtare të zgjedhjeve do të kishin pranuar me gjithë qejf të marrin pjesë në zgjedhje. Me këtë shihet qartë dyfytyrësia e këtyre liderëve politikë, të cilët se kanë për zemër zgjedhjen e problemeve shqiptare në Luginë, por për ta siguruar ulësen në Parlamentin e Serbisë, për interesa partiake, personale e familjare. Duke parë diplomati shqiptar se këtyre liderëve të Luginës, nuk u prêt “sakica në një vend”, i la të kthehen ashtu si në këngën popullore: “Shko e eja si Adem Peja!” (Autori është kryetar i Këshillit lokal të Partisë Liberale të Çeda Jovanoviçit për Preshevë, kandidat i mundshëm për deputet nga radhët e kësaj partie)
Inputet turke në Ballkan
Luginë: E vërteta rreth bojkotimit të zgjedhjeve?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration