Vështrime
Doboshimi i Kosovës nga Hashimi, faqja e parë e një faqeje të zezë!!!
Kultura e dialogimit në të ardhmen do jetë një nga shkencat për të cilën do të mësohet në ndonjërin nga fakultetet e shkencave sociale. Nuk do më habit fakti se kjo lëndë një ditë në të ardhmen e afërt do ketë edhe një apo dy njësi tematike për të dialoguarit e keq, ekstrem dhe të dëmshëm, dhe rastin e doboshimit të shtetit më të shtrenjtë dhe më të ri në Europës-hkallmimin e interesave të Kosovës me rastin e Marrëveshtjes së pare të arritur në Bruksel.
Shkruan: Ylber Aliu
Në këtë Marrëveshtje donator të vetëm për habi kundër vetëvetes ishin Shqiptarët dhe Kosova. Përfitues nga kjo ishin sërbët , si ata brenda territorit të Kosovës që nuk e pranojnë Kosovën dhe vazhdojnë të mos e pranojnë si shtin e tyre. Këta gati që njëqindë vjetë e këtej e kishin prangosur atë duke e mbajtur peng kinse në emër të një “djepi, apo zemre serbe” e cila rrahë vetëm atëherë kur humbës duhet të jenë shqiptarët! Kjo marrëveshtje poashtu është edhe më fitimprurëse për sërbët e Serbisë dhe vetë shtetin serbë, për proceset evrointegruese dhe tjera.
Nëse ju mbanë memorja kjo ishte paralajmëruar në darkën sekrete të zonjës Baroneshë dhe kreut shtetëror serbë. Ishin marrë vesh për dy gjëra: Serbisë datën, sërbëve të Kosovës Autonomin ... E thënë, e bërë:
- SËRBISË DATËN;
-KOSOVËS SHPATËN-për ta therrë vetëveten,
-VERIUT TË KOSOVËS AUTONOMINË E INSTITUCIONALIZUAR TË KAMUFLUAR;
- LUGINËS SË PRESHEVËS ROBËRIN JURIDIKISH TË LEGJITIMUAR!!!
Ata që duan të vetëbinden le ti hedhin një sy shtypit dhe shkrimeve mediale e gazetareske nga ky takim.
Nga kjo marrë-veshtje u arrit që serbët të jenë fitues të dyfishtë për here të parë tani pas pesëmbëdhjetë viteve “antiserbizëm në qarqet europiane dhe ballkanase” dhe vetëizolimit serbë që e kishin kultivuar në shenjë të inatit dhe hakmarrjes ndaj Kosovës .
Ata humbjen e kthyen në fitore, në triumf nacional e shtetëror duke e krijuar një Unitet përmbrenda fraksioneve dhe rrymave politike të ndryshme në vetë strukturës udhëheqëse serbe.
Ata arritën ta sotistifikojë pozitën lideriste të Serbisë në Rajonin e Ballkanit Përendimor në dëm të interesave shtetërore të Kosovës dhe prapë me Kosovën.
Tani rezultati është, 2: 0 në dëm të shqiptarëve.
1.VERIU I KOSOVËS I TJETËRSUAR NË KOSOVËN SERBE /SRPSKO KOSOVO/:
2. LUGINA E PRESHEVËS E DOBOSHUAR DHE E TRADHTUAR-territor i Jugut të Serbisë.
Jetësimi i parimit- edhe Kosovën –Veriun e saj edhe Europën- pra Serbia me datë të hapjes së negociatave për integrime, në dobi të përfituesit të vetëm, serbëve këtej dhe andej kufinjëve të Kosovës.
Deri sa ishim në etapat e kompenzimit të pjesërishëm për dëmet e planifikuara, të nxitura dhe të bëra nga serbët, befasishëm fillon etapa e “çfajësimit të serbëve” për të gjitha ato të bëra dhe shpërblimi i tyre për “politikbërje të mire” dhe të pranueshme për Europën e padrejtë ndaj shqiptarëve me dhjetëra herë të dëshmuara deri më tani, por në shumicën e rasteve kryesisht me fajin tone!!!
Nuk e pata të lehtë ta pranoja vlerësimin se popullit Gjerman pas fashizmit në shtetin e tyre iu deshën 20 vite vetëizolim për të kaluar kohë deri sa të qetësohen shpirtërat dhe kokat e popujve europian të cilët e kishin pësuar më të keqen nga veprimet e fashizmit të tërbuar hitlerian.
Për habi popujve ballkanik (lexo: boshnjakëve dhe shqiptarëve) iu deshën vetëm tre vite për t’i qetësuar shpirtërat dhe kokat nga keqëbërja e serbëve në dëm të popujve fqinjë. Kjo është e pashpjegueshme dhe nuk ka logjikë civilizuese e kulturore.
U ftohën kokat, u ftohën shpirtrat, u hodhën në harresë të masakruarit, të varrosurit nëpër varreza masive brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, u hodhën në harresë të pagjeturit që thërrasin për drejtësi, u hodhën në harresë aktorët e pandëshkuar të krimeve makabër bile edhe disa të pa kapëshme për trurin e njeriut, dhe në fund shpërblehen!!!
Sot krijohet historia? Historia e kujt? Historia në dëm të kujt dhe në llogari për ke? Historia e cilëve historishkrues e prodhues? E atyre që nxitën e përpiluan, planifikuan dhe e kryen krimin para syve të viktimës dhe syve të falësit (lexo: europës) i cili aq ftohtë e kërkonte orientimin që shqiptarët ti kthehen të ardhmes pa të ardhme!
Shqiptarët e amnezuar ti hedhin në harresë varret e të çnderuarave, të vrarave me foshnjë në barkë, të varrezave masive,të pandëshkuarve për krime dhe të masakruarve . Ata nëse vazhdojnë ti kujtojmë ashtu sic e meritojnë nuk do ti sjellin të mira kombit. Ata do ja mbyllin dyert europizimit të të gjallëve. Nuk do të jenë pjesë e “familjes europiane” nga se kanë kujtime të përmallushme për pjesëtarët e etnisë dhe komunitetit të tyre . Për të gjithë ata që mbetën viktima të pafajëshme dhe të pa satisfakcionuara nga miqt dhe armiqët tanë.
Më erdhi në mendje një rast kur ishte sulmuar një person. Dëshmitari rrëfeu, se i dëmtuari e kishte pësuar shumë keq nga sulmuesi. Dëshmitari poashtu kishte ngelur i habitur se si i sulmuari kishte arritur ta përballojë një shkallë kaq të lartë të sulmit. Për këte ai i shprehu mirënjohje!!!
Kjo tani vetëm se mund të na shërbejë si një rrëfim ku do ta gjenim vetveten se si të sulmuar, Fale Zotit arritëm ta përballojmë katrahurën serbe, arritëm ta mbijetojm kështjellën e tmerrit të shekullit XX-XXI kur edhe zogjët ishin trishtuar nga se kishin njohuri për të pabërat e xhelatit të shqiptarëve!
Kjo do jetë ëndrra e së vërtetës shqipëtare, kur e vërteta e ëndrrës së tyre u dogj si qiriu dhe po zhduket në labirinthin konspiracional europian me vetëfirmosje. Kjo firmosje e pati edhe një Bravo….e pati një bravo të bravos për autoagresion nacional, shtetëror, shpirtëror dhe qytetar.Ata që po na rropasin shpinën po na tregojnë se shumë shpejtë do kemi dhembje barku? NA QOFTË I HAJRIT AUKCION,, Doboshimi i Hashimi,, SHTETËROR E NACIONAL!!!!!!
(Autori është Avokat publik i Komunës së Preshevës)
Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!