Heshtja e rrezikshme e Thaçit
Vështrime

Heshtja e rrezikshme e Thaçit

23.Apr.2013 14:28
0
Kryeministri Hashim Thaçi po dëshmohet çdo ditë e më shumë se ndryshe flet e ndryshe vepron. Ishte po ai që në takim me diplomatin amerikan, James Pardew, sipas një letërkëmbimi sekret të botuar në gazetën “Zëri”, ishte shprehur skeptik se kompania gjermane “Axos” do të mund ta kompletojë procesin e ofertimit për privatizimin e PTK-s, për shkak që, siç kishte thënë, të aksionarëve të dyshimtë shqiptarë. Shkruan: Lavdim Hamidi Lavdim Hamidi Pikërisht kjo kompani, me këta aksionarë, në fillim të këtij muaji u shpall edhe zyrtarisht kompani fituese në tenderin për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, për të cilën ofroi 277 milionë euro. Thaçi tashmë ka ndryshuar mendje. Ai po flet në superlativ për kompaninë gjermane dhe aksionarët e saj, ku shitjen e PTK-së e aprovoi edhe në Qeveri, ndonëse ata vazhdojnë të mbeten anonimë për disa parti opozitare dhe opinionin e gjerë. Pavarësisht se e privatizuan asetin më strategjik të këtij vendi, kompania fituese bashkë aksionarët nuk morën mundin të vijnë në Kosovë dhe së paku ta organizojnë një konferencë për media, ku do të prezantoheshin para opinionit me ofertat e tyre për zhvillimin e kësaj kompanie të rëndësishme. Punën e tyre në raport më opinionin dhe konsumatorët është duke e kryer Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila udhëhiqet nga Besim Beqaj, pasi që pak ditë më parë nëpërmjet e-mailit zyrtar dërgoi një komunikatë për shtyp të kompanisë Axos, në emër të drejtorit menaxhues, Jan Budden. Krejt çka dihet deri më tani se kush fshihet prapa ofertës së Axos mbetet vetëm emri i këtij të fundit, i cili, sipas komunikatës, fillimisht premtoi sigurimin e një kodi telefonik për Kosovën e ndërkohë edhe investime afatgjate.Me të drejtë opinioni publik dhe partitë opozitare kanë ngritur shumë pikëpyetje rreth këtij procesi, pasi që për më shumë se dy javë institucioni bartës i këtij procesi nuk i ka bërë publikë emrat e aksionarëve. Njëri nga aksionarët, sipas lëvizjes Vetëvendosje, është përfolur të jenë vëllezërit Zhugolli, të cilët, sipas tyre, kanë financuar fushatën e partisë së kryeministrit dhe njëkohësisht kanë përfituar tenderë publikë.Mirëpo, një gjë e tillë nuk është pohuar asnjëherë zyrtarisht nga të apostrofuarit. Krejt këto dyshime të ngritura rreth këtij procesi nuk do të ishin sikur Ministria e Zhvillimit Ekonomik të ishte transparente, duke publikuar fillimisht emrat e të gjithë aksionarëve dhe kontratën e këtyre të fundit me Qeverinë për blerjen e PTK-së.Po të ishte një shtet, ku funksionon rendi dhe ligji, Prokuroria e Shtetit dhe ajo e EULEX-it do të nisnin hetimet për t’i zbuluar kush janë aksionarët e vërtetë të kompanisë gjermane dhe pastaj dallaveret e mundshme në procesin e privatizimit të PTK-së. Në këto hetime nuk do të duhej të amnistohej as kryeministri Hashim Thaçi, i cili ishte i pari që ngriti dyshime për partnerët vendorë në konzorciumin Axos. Ai mund të dijë shumë e shumë gjëra, prandaj ia vlen së paku të merret në pyetje nga hetuesia,apo të dalë publikisht të thotë se për cilët aksionarë shqiptarë e kishte fjalën kur u takua me diplomatin Pardew, të cilit i shprehu dyshime se Axos do të mund ta kompletonte procesin e ofertimit./Titulli.com/ Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Doboshimi i Kosovës nga Hashimi, faqja e parë e një faqeje të zezë!!!
Dashuria e parë mban mend edhe urrejtjen e parë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration