Për inatë të rejës, më vdektë dhe djali !!!
Vështrime

Për inatë të rejës, më vdektë dhe djali !!!

28.Apr.2013 09:00
0
Opinion-reagim ndaj shkrimit: "Takimet e Vendlindjes” në Medvegjë i organizon Dragisha Nikoliq, të datës 26.04.2013 të portalit Bujanoci.net. Shkruan: Shkrodran Ismaili shkodran Te populli shqiptarë ende është e “dobët” kultura politike, dhe kurrsesi nuk po mund të mësohemi se oponenti i kundërt politik, nuk është domosdoshmërisht edhe armiku numër një i yti- si përson, por dhe i partisë tënde që e përfaqëson, apo ngjyrimet e së cilës i përkrahë! Po u ndave nga partia” mëmë” një herë, atë do ta shpallim armikun kryesor dhe shënjestren e të gjitha të bëmave të saj, madje me të drejtë e pa atë, sepse verbëria e miopia apolitike e klaneve fisnore na ka bërë shumë të egër mes vete, sa “për inatë të rejës, në më vdektë edhe djali nuk është gjë” vetëm e vetëm ajo të më hiqet syve!!! Kjo logjikë nuk na shpie askund, e sidomod në këtë periudhë të transicionit si “tunel i pafund” dhe në këtë epokë paskomuniste e cila na ka lënë shumë pasoja, na ka bërë si me patarica demokracie, dhe brishtësi antropologjike si qenie njerëzore. Në ish Kosovën Lindore ose në Luginë të Preshevës thuaj se cdo ngjyrim partiak-politik ka nga një media elektronike, kjo falë një dinamike të madhe elektonike dhe revolucionit të masmedias, të cilat po i japin cdo kujt epitetin: redaktorë, gazëtarë, shkrmtarë, kritiki letrarë e shkencorë e shumë e shumë neologjizma të cilat janë shpikje e klaneve të gangsterizmit politik dhe mediave të tyre. Medvegja dhe polika mediale e mbrapshtë! Cdo vit, me një organizim shumë të mrekullueshëm, të gjithë Medvegjasit anë e mbanë Kosovës dhe më gjërë e organizojnë Manifestimin e Madh, të njohur si “Takimet e Vendlindjes” e cila mbahet më një maj,  ngjarje e cila ka bërë dhe po bënë jo vetëm jehonë të madhe, por dhe është një pretendim kthese në memorien kolektive të brezave të ardhshëm, se vendlindja “toka ku më ka rënë koka” është e një vlere të madhe dhe në jetën e njeriut ka një cmim të shtrenjtë. Kjo zatën tregon një organizim të vetëdijshëm të këtij komuniteti medvegjas kudo që gjenden. Duhet të cmohet dhe nderohet  kjo punë, e jo të mundohemi të shantazhojm dhe ta diskredistojm e zbehim këtë Takim Vendlindje në përpjekjet për mbajtjen gjallë të qenies tonë atje, qoftë edhe me këto takime të kohë pas kohshme por jehonëse dhe domethënëse. Media, politika dhe organizimi në Luginë të Preshevës. Shumë respekt për “mediat” elektronike që e “mbulojn” hapësirën sociale të ish Kosovës Lindore apo Luginës së Preshevës, por ama kur media është e prirur për propagandë partiake, pa asnjë argument, kjo është e patolerueshme, miope dhe antidemokratike. Në shkrimin e djeshëm të datës 26 të këtij muaji, një poral informativ i “pavarur” Bujanoci.net lajmëron se Takimet e Vendlindjes së medvegjasve i organizon nën patronatin e tij, një zyrtar sic duket i kësaj Komune z. Dragisha Nikoliq dhe po i njëjti e paska njoftuar në polici Takimin, ashtu tamam sic duhet sipas procedurave administrative. Në rreshtat në vazhdim, shkrimi medial ngatërrohet me atë sa më lartë,  e që vazhdon më poshtë dhe thotë se nën patronatin e tij mbahet kjo ngjarje kulturore. Nën patronatin, apo organizimin e tij, apo e njoftoi takimin në polici? Keto duhet të dallohen, janë procedura dhe si të tilla janë dhe nisma por dhe veprime. Prandaj kujdes! Po dhe sikur të kishte qenë nën patronatin e z. Nikoliq; c’të keqe kemi këtu, kur ai mund të jetë një zyrtarë komune për ketë punë? Të zbehet rëndësia e këtij Takimi pse është nën patronatin e këtij të fundit, apo c’thoni ju? Sido që të jetë, fjala është se zëvendëskryetari i Komunës së Medvegjës z. Florim Sahiti është nga rradhët e Partisë së Veprimit Demokratik dhe tashmë duhet të bëhet cmos që këtë organizim qoftë nën patronatin e z.Nikoliq ose të z.Sahiti duhet ta diskreditojm, ta atakojm dhe ta nënvleftësojm, pa marë parasysh se me cfarë mjete- e rëndësishme është të arrihet qëllimi që qeverisja lokale e Medvegjës të njolloset dhe të diskreditohet e të etiketohet se një serbë bënë organizimin-patronatin e një Takimi të medvegjasve!!! Dhe për interesant, qyetarët e Tupallës qenkan të irrituar dhe për këtë Takim kanë shprehur rezerva, madje dhe të lihet përshtypja se distancohen!!! Pasojat dhe tjera…!!! Në këtë shkrim nuk përfaqësoj ngjyrime partiake, dhe për këtë nuk jam i interesuar madje hic, por përfaqësoj ngjyrimet kombëtare për të cilat të gjithë jemi të vetëdijshëm, andaj të mos më miret si prapavijëse, sepse tani më bëheni gaz, ju si media ntyrisht!!! Kjo që po bëhet nga një dritare informative është e ulët dhe duhet të gjykohet si një shantazh i rradhës, pa vlera demokratike e aq pak pa ato mediale. Kjo nismë nuk na shpie askund dhe kjo për më shumë e shpie ujin në mulli të dikujt tjetër, andaj herave tjera është e udhës që një maturi më të madhe medial ta kemi prezent kudo që shkojm dhe cka do që shkruajm. Medvegja, edhe ashtu është pika më e dobët e Cëshjes Tonë, prandaj me atë dhe të tilla si ajo duhet të jemi të kujdësshëm në maksimum, sepse nuk i kontribuojm rrjedhave pozitive të shoqëris tone.Media duhet të jetë në shërbim të cështjes politike shqiptare, sepse në të kundërtën do të kenë fatin e hidhur përgjithmonë. (Autori është studiues nga Presheva) Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Bujanoci - qendër rrethi në Serbi
Doboshimi i Kosovës nga Hashimi, faqja e parë e një faqeje të zezë!!!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration