Studenti nga Tërnoci bie nga ndërtesa në Tetovë
Lokale

Studenti nga Tërnoci bie nga ndërtesa në Tetovë

11.Apr.2014 17:06
0
Një djalosh 21 vjeçar nga komuna e Bujanocit, student në Universitetin Shtetëror të Tetovës, është lënduar në rrethana ende të panjohura me ç`rast është dërguar në Klinikat e Shkupit për mjekim. Sipas policisë së Tetovës të enjten rreth orës 19.00 në Klinikat e Shkupit është sjellë 21 vjeçari F.A nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, student në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili ka rënë në rrethana ende të panjohura dhe është lënduar në ndërtesën ku ka jetuar, në rrugën e Ilindenit, transmeton ina. “Nga rënia ai ka marr lëndime në kokë dhe trup dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, prej nga është transferuar në Klinikat e Shkupit si rast urgjent ku edhe është mbajtur për shërim. Ekipet e SPB-së në Tetovë dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bërë hetime, kanë biseduar me shokët e tij dhe fqinjët dhe janë marrë masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, njofton Policia e Tetovës./Titulli.com/
Dhurata mbeti në Luginë e ministri në Prishtinë (foto)
Tërnoc: Ministria shkarkon drejtorin dhe Këshillin e shkollës (dokumenti)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration