Lokale
Bujanocasi varet për shkak të mbylljes së firmës
Ish punëtori i “Integralit” Miroslav Stoshiq Gjura nga Ljiljanca (56), për shkak të mbylljes së ndërmarrjes ku ai kishte punuar, ka vendosur që të varet.
Trupi i pajetë i Stoshiqit është gjetur sot (e hënë) në mëngjes në shtëpi, në fshatin Lilancë të komunës së Bujanocit, raporton Ok Radio.
I ndjeri ka punuar si teknikë ndërtimi në ndërmarrjen “Integral” në Bujanoc, deri në mbyllje të saj.
“Për shumë vite ka punuar në kompaninë e ndërtimit “Integral”. Që kur ajo ndërmarrje u mbyll, ai gjithnjë ka kërcënuar se do ta vrasë veten, kështu që motivi i vetëvrasjes së tij është padyshim humbja e vendit të punës. Me veprimin e tij asgjë nuk ka zgjidhur, vetëm sa e ka lënë familjen në vuajtje dhe probleme më të mëdha”, kanë thënë për këtë medium banorët e Lilancës, transmeton Titulli.
Përndryshe, familja e Miroslav Stoshiq Gjure, sipas fjalëve të atyre të cilët e njihnin, ishte me gjendje materiale mesatare. Jetonte me bashkëshorten dhe tre vajza./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!