Lokale
Samit ndërkombëtarë në Turqi, ftohen të interesuarit nga Lugina të aplikojnë për pjesëmarrje
Shoqata Ndërkombëtare e Mësuesve dhe Arsimtarëve Lider “Öncü Eğitimciler” me seli në Stamboll të Turqisë organizon samit ndërkombëtarë me mësues nga vende të ndryshme të rajonit.
Samiti Ndërkombëtar i Arsimtarëve Lider ka për qëllim ndërtimin e paqes dhe harmonisë së qëndrueshme në Turqi dhe vendet e rajonit dhe do të mbahet
Ftohen mësuesit e shkollave dhe të interesuar tjerë nga Lugina që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë samit dhe të japin kontributin e tyre me propozime të temave të tyre.
Të drejtë pjesëmarrje në këtë samit kanë mësuesit që punojnë në ndonjë institucion arsimor, akademikët, personat që kanë përfunduar studimet universitare, studentë të nivelit master dhe doktoratë.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë samit mundë t’i drejtohen organizatës joqeveritare “Vëllazërimi” në Bujanoc , e cila do të ndihmojë në paraqitjen e pjesëmarrësve nga Serbia.
Sipas organizatorëve të këtij samit në Turqi, pjesëmarrësit duhet aplikuar paraprakisht me propozimet e tyre më së largu deri më 16 maj, ndërsa samiti do të mbahet nga data 23 deri 26 qershor të këtij viti.
Gjithashtu organizatorët në njoftimin e tyre lidhur me samitin kanë theksuar se të gjitha shpenzimet e pjesëmarrësve do të mbulohen nga organizatori dhe partnerët e tyre.
Ky samit është fillimi i projektit “Paqe me Edukim” të cilët e organizon Shoqata Ndërkombëtare e Mësuesve dhe Arsimtarëve Lider “Öncü Eğitimciler” me seli në Stamboll në bashkëpunim me organizatën turke “TIKA” dhe do të vazhdojë me pjesëmarrje ndërkombëtare përmes konferencave, kongreseve, seminare trajnimi dhe simpoziume në vende të ndryshme.
Më poshtë është linku mundë të shikoni programin e plotë të samitit edhe në gjuhën, ndërsa për çdo informacion shtesë mundë t’ju drejtoni edhe organizatës “Vëllazërimi” në Bujanoc.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!