Arifi: Buxheti i komunës së Bujanocit për 2017 në favor të vendbanimeve serbe (video)
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi ka mbajtur një konferencë për gazetar dhe ka shpalosur disa aktivitete të qeverisjes lokale në Bujanoc që sipas tij janë kundër interesave të shoqërisë shqiptare.Ai tha se ky pushtet ka larguar 120 punëtorë nga puna që ishin me kontratë të cilëve nuk ju vazhdua kontrata e punës në vendet ku kanë punuar në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike ku themelues kanë kuvendin komunal.
“Ky pushtet për 7 muaj asnjë projekt nuk e ka realizuar me punë të vetën dhe se të gjithë projektet kanë qenë të planifikuar kur në qeverisje ishte Partia Demokratike. Disa projekte nuk janë realizuar ashtu si kanë qenë të planifikuar sikur trafoja në fshatin Bilinicë dhe trafoja në zonën industrial në rrugën e Gjilanit”, theksoi mes tjerash Arifi.
Arifi tha se janë rritur harxhimet në administratën komunale me afro 8 milion dinarë dhe se nuk është arritur që të ndryshohet emir I sheshit të qytetit që ishte premtim elektoral I tyre, ata po heshtin vlerësoi ai.
“Ky pushtet ka premtuar se nuk do të lejojë që shtëpinë e shëndetit ta udhëheqin pjesëtarët e nacionalitetit serb por këtë e bënë në mbledhjen e fundit edhe pse partia demokratike i ofroi mbështetje për ta emëruar kuadrin shqiptarë në këtë institucion”, deklaroi Arifi.
Sa është ky pushtet për shqiptarët e komunës së Bujanoci, Nagip Arifi tha se këtë e dëshmon më së miri buxheti I aprovuar për vitin 2017.
“Sipas tabelës që kemi nxjerrë për vitin 2017 janë paraparë 89 milion dinarë në vendbanimet shqiptare në infrastrukturë kurse në vendbanimet serbe 69 milion, çka del se nga viti 2002 e këndej për herë të parë serbet fitojnë 45%. nga buxheti ”, është shprehur Arifi.
Ai ka folur edhe për shumë çështje tjera me interes për qytetarët e komunës së Bujanocit./Titulli.com/