BE miraton programin e bashkëpunimit ndërkufitar Serbi-Maqedoni, Bujanoci dhe Presheva përfshihen
Komisioni Europian (KE) ka miratuar sot Programin e ri të bashkëpunimit ndërkufitar Serbi-Maqedoni, financimi i të cilit është me vlerë prej 3,5 milionë euro, të siguruara përmes fondit të qasur të UE-së (Fondit IPA) për periudhën 2016-2020, ndërsa programin e bashkëfinancojnë vendet anëtare.Delegacioni i UE-së në Serbi ka njoftuar se për fazën e parë të realizimit të Programit për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm në gadishmëri janë 1,4 milionë euro.
Siç thuhet, ky është programi i parë i bashkëpunimit ndërkufitar në mes Serbisë dhe Maqedonisë. Prioritetet e Programit janë: promovimi i punësimit, mobilizimi i fuqisë punëtore dhe inkluzioni ndërkufitar social dhe kulturor, inkurajimi i zhvillimit të turizmit dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, thekson Delegacioni i UE-së.
Selia e Sekretaritatit të Përbashkët Teknik do të jetë në Leskoc, ndërsa filialja e saj do të jetë në Kumanovë.
Në Serbi, Programi përfshin territorin e Rrethit të Jabllanicës (qyteti i Leskocit dhe komunat Bojnik, Leban,Medvegjë, Vllasotincë dhe Cërna Travë) dhe Rrethi i Pçinjës (qyteti i Vrajës me dy komunat – Vrajë dhe Vrajska Banjë dhe komunat - Vlladiçin Han, Surdulicë, Bosilegrad, Tërgovishtë, Bujanoc dhe Preshevë).
Në Maqedoni Programi përfshin rajonin verioroperendimor (komunat Kratovë, Lipkovë, Kumanovë, Staro Nagoriçan, Rankovcë dhe Kriva Pallankë), rajonin e Shkupit (komunat Haraçinë, çuçer Sandevë, Ilinden, Petrovcë, Sopishtë, Studeniçan, Zellenikovë) dhe komunat e qytetit të Shkupit (Butel, Gjorçe Petrov dhe Saraj).
Hapësira në të cilën Programi realizohet është më e madhe se 10.000 m2 dhe përfshin rreth 732.000 njerëz të cilët jetojnë në 30 komuna.
Programi i bashkëpunimit ndërkufitar kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar përmes iniciativës dhe projekteve të përbashkëta lokale dhe rajonale.