Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul nisë ndërtimin në vitin 2017
Në ditën e fundit të këtij viti, kosovarët mund të shfrytëzojnë një pjesë të autostradës "Arbën Xhaferi", e cila pas shumë pritjesh do të lëshohet për qarkullim.Në konferencën e fundvitit, ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku ka bërë të ditur se nga 199 milionë euro sa e kishin buxhetin këtë vit, 148 milionë euro prej tyre kanë shkuar në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.
Zharku ka garantuar se pavarësisht përpjekjeve, Serbia nuk do të marrë kontrollin e hapësirës ajrore të vendit, për të cilën teknikisht janë të përgatitur, por që duhet bindur NATO.
Vitin e ardhshëm Zharku ka thënë se do të nisë ndërtimi i autostradës 47-kilometërshe Prishtinë-Gjilan-Konçul, ashtu siç mund të pritet të nisë edhe ndërtimi i autostradës Ibrahim Rugova nga Besian në Merdare.