Aktivitet vetëdijësues për ambientin në Preshevë (foto)
Organizata jo qeveritare "Kërko të Drejtën Tënde " mbajti aktivitetin e parë të tyre në pastrimin e terrenit të shkollave.Aktivistët së bashku me nxënësit pastruan oborrin e shkollës në Preshevë.
Në këtë aktivitet u përfshinë një numër i mjaftueshëm i të rinjëve të cilët ishin shumë të entuziasmuar që po kontribuonin për një ambient më të pastër me mbjelljen e 30 bredhave dhe 30 drunjëve paulowni.
Gjithashtu në kuadër të aktivitet u dhuruan 3 kosha plehrash, për çdo shkollë nga një.
Ky projekt ështët përkrahur nga fondacioni "Ana i Vlade Divac" dhe do të vazhdoj me aktivitete të tjera me qëllime informative për vetëdijësimin e qytetarëve për rolin e tokës dhe kujdesjen ndaj saj./Titulli.com/