Lugina e Preshevës si pjesë e Tokave të Liruara
Lokale

Lugina e Preshevës si pjesë e Tokave të Liruara

21.Apr.2018 20:28
0
Pas kapitullimit të Italisë, në fillim të shtatorit e vitit 1943, u duk qartë se edhe Partia Komuniste e Jugosllavisë e kishte ndryshuar qasjen ndaj zgjidhjes së çështjes shqiptare, krahasuar me qëndrimet që kjo parti i kishte promovuar deri në këtë kohë.

Zotimet dhe premtimet se pas ngadhënjimit të revolucionit shqiptarët do të vendosnin vetë për fatin e tyre, filluan të ndryshonin dhe herë pas here, po ata që e kishin promovuar zgjidhjen e drejtë të çështjes nacionale në Jugosllavinë e Titos filluan t’i hidhnin bazat e një platforme të re politike, që do ta dominojë skenën politike të Jugosllavisë së atëhershme, madje deri në vitin 1966, ku shqiptarët do t’i identifikojë si element jo i besueshëm i shtetit të ri, si popull armik, shkruan Skënder Latifi, në pjesën e tretë të serisë Kufijtë e Luginës së Preshevës nga koha e Vilajetit të Kosovës deri në fundin e luftës së dytë botërore, botuar në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Prandaj periudha e paskapitullimit të Italisë, sipas një rendi të paraparë të zhvillimit të ngjarjeve në atë kohë duhej të ishte krejtësisht ndryshe. Mirëpo në Luginën e Preshevës ndodhi e kundërta. Aspirata e shqiptarëve të këtyre viseve për bashkim me Kosovën i çoi ata në një luftë të re, e cila u zhvillua në rrethana të pafavorshme për ta.

Në planin kombëtar ruajtja e vazhdimësisë së tokave shqiptare dhe shndërrimi në realitet i kësaj gjendjeje, që nga fillimi i shekullit XX e përjashtonte çdo ideologji të kohës. Në vjeshtën e vitit 1944, kur forcat e ushtrisë okupuese bullgare po tërhiqeshin nga viset shqiptare të Luginës së Preshevës, krerët e lëvizjes kombëtare shqiptare, që në fakt ishin antikomunistë, konform platformës gjithëkombëtare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në viset e Anamoravës e kishin nisur mobilizimin e përgjithshëm, që lufta të shtrihej edhe në viset shqiptare, që deri më tani kishin qenë të okupuara nga Bullgaria cariste. 

 

Aktivitet vetëdijësues për ambientin në Preshevë (foto)
Ambasadori i Norevgjisë në Beograd: Mos u habisni kur tjerët thonë Presheva është
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration