Lokale
Ilmi Ibrahimi kthehet drejtor me masa të dhunshme
Këshilli i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc pas mbledhjes maratonë ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së drejtorit, Zejni Fejzullahun, për të emëruar në këtë post ish drejtorin Ilmi Ibrahimin
Deri te ndryshimi i ushtruesit të detyrës erdhi pas ndryshimit të anëtarëve të Këshillit të shkollës nga ana e Ministrit së Arsimit me propozimet e dërguara nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Mbledhja filloi në orën 15:30 dhe në vendimin e marrur për shkarkim të Fejzullahut, nga nëntë anëtarë, pesë votuan për shkarkim dhe katër ishin kundër.
Titulli ka mësuar se në mbledhje pati debate sidomos nga tre anëtarët e rinj të dërguar me masa të dhunshme nga Ministria e Arsimit e Serbisë, të cilët me çdo kusht dëshironin vendosjen e drejtorit nga subjekti i tyre politik.
Lidhur me ndryshimet eventuale të drejtorëve në shkollat shqipe të komunës së Bujanocit, ditë më parë për Titullin u prononcua kryeshef i Drejtoratit për Çështje Publike dhe Veprimtari Shoqërore, Arbër Pajaziti, i cili tha se ato do të jenë afatshkurta.
“Nëse vjen deri te ndryshimi i ndonjë drejtori atëherë mandati i drejtorit të ri do të jetë maksimum një muaj”, u shpreh Pajaziti, duke nënvizuar se këshilli është i dhunshëm, ndërsa procedurat vetëm se kanë filluar për ndryshimin e këtyre anëtarëve të emëruar nga Ministria e Arsimit.
Ilmi Ibrahimi ishte shkarkuar nga posti i drejtorit të shkollës me shumicë votash të anëtarëve të mëhershëm të këshillit të shkollës.
Edhe pse Ibrahimi nuk deshi ta lë karriken e drejtorit, me përmbushjen e afateve ligjore, më 18 mars u detyruar ta lëshojë këtë post.
Nga ajo kohë e deri më sot drejtimin e shkollës e mori profesori shumëvjecar në këtë institucion arsimor, Zejni Fejzullahu./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!