Lokale
Gjene “fajtorin”, Kamberi apo Arifi ?
Në bazë të dokumenteve zyrtare të siguruar, tregohet qartë se kush nga këta dy udhëheqës shqiptarë të komunës së Bujanocit, ka dhënë lejen për ndërtimin e objektit për të zhvendosurit serb në këtë komunë.
Sipas dokumentit i cili ishte lëshuar në shtator të vitit të kaluar, rezulton se ish kryetari i komunës së Bujanocit dhe tani kryetar i degës së PVD-së në këtë komunë, Shaip Kamberi, ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e këtij objekti për të zhvendosurit serb nga Kosova në Bujanoc.
Me anë të kësaj letre, Kamberi njofton përfaqësuesin e misionit të UNHCR në Serbi, Eduardo Arboleda, se komuna e Bujanocit përkrah ndërtimin e objektit për strehim social.
Më tej në dokument Kamberi njofton Arboledan se për këtë qëllim është paraparë edhe lokacioni i cili gjendet në qendrën kolektive “Salvadore” në Bujanoc, në të cilën ekzistonë e gjithë infrastruktura e nevojshme të cilat komuna do ti sigurojë.
Në fund të dokumentit nga viti 2011, Kamberi falënderon Arboledan për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti.
Në anën tjetër dokumenti i cili është nënshkruar nga kryetari i tanishëm i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe i Kuvendit Hajredin Hyda, më 19 korrik të këtij viti, tregon se vendimi mbi pëlqimin për ndërtimin e këtij objekti për të zhvendosurit serb e ka dhënë koalicioni i mëhershëm qeverisës në Bujanoc, i drejtuar nga PVD, LPD, UDSH dhe partneri serb në koalicion, GQ. Stojança Arsiq.
Përmes kësaj letre të datës 19 korrik, udhëheqësia e tanishme e komunës së Bujanocit ka kërkuar që të bëhen ndryshime sa i përket numrit të ndarjes së banesave për banorët lokal edhe atë për 20 % më shumë se sa që e ka dhënë pëlqimin qeverisja e kaluar lokale.
Ditë më parë zv.kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq kishte deklaruar për Jugpress se ka arrit marrëveshje me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin për ndërtimin e ndërtesës për të zhvendosurit serb.
Ky dokument hedhë poshtë deklaratën e tij, pasi që pëlqimi për këtë objekt socialë është dhënë në kohën kur ai ishte në koalicion me parterët e atëhershëm shqiptar që drejtonin komunën e Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!