Mustafa: Të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës
Lokale

Mustafa: Të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës

15.Oct.2012 21:41
0

Projekti “Javët e Biznesit Kombëtar” ka nisur edhe në Kosovë, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve e cila në trevat shqiptare ka nisur nga 17 shkurti dhe përmbyllet me 28 nëntor. Gjithashtu kryetari Preshevës Ragmi Mustafa kërkoi lëvizjen e lirë e mallrave ndëmjet dy vendeve nuk është e mirë dhe duhet të ndryshuar, duke kërkuar edhe të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës.

Sipas tij lëvizja e lirë e mallrave ndëmjet dy vendeve nuk është e mirë dhe duhet të ndryshoi. Gjatë fjalimit të tij Kryetari Mustafa, ka kërkuar që të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Motoja e këtij projekti është “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? Dhe do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme. Ky projekt tradicional në rrugëtimin e vet nga viti 2003 ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike të Kosovës dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit privat. Javët e Biznesit Kombëtar është një nismë e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Mal te Zi, Maqedoni, dhe Lugine e Preshevës që synon rritjen e vetëdijes së popullatës mbarëshqiptare për të konsumuar mallra cilësorë që mbajnë vulat si prodhim vendor dhe jo i importuar nga vende të huaja. Agim Shahini, kryetar AKB-së tha se është ky manifestimi i dekadës së parë të ralizimit të projektit “Javët e Biznesit Kosovar tash më Kombëtar”. Projekti përmbajti një program me karakter promovues dhe debate të ndryshme analitiko-informative në sferën e biznesit dhe cilësisë së prodhimeve. “AKB-ja ka përpiluar këtë projekt me qëllim të ndikimit në përmirësimin esencial të mjedisit afarist në Kosovë, në mënyrë që të mbrojë prodhimet vendëse dhe të stimulojë ato për të rrite kualitetin e tyre për tregun tonë e më gjerë, qytetarët të rritin vetëdijen për rëndësinë e konsumit të produkteve Kombëtare e qeverinë të nxitemi për hartimin e politikave me konkurruese për të përshpejtuar një zhvillim më të hovshëm ekonomik Kosovar e Kombëtar”, tha Shahini. Ministër i Zhvillimit Ekonomik( MZHE), tha se ky aktivitet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka rëndësi të madhe në integrimin ekonomik. “Shtylla kryesore e zhvillimit është sektori privat. Ky sektor do mbështetje , sepse ndikon në mirëqenie, zhvillim dhe mbushjen e arkës së shtetit. Ne jemi të përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm, sepse biznesi krijon punësim. Mirëqenie dhe zhvillim”, tha Beqaj. Kurse Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, tha se këto prodhues do të jetë model në të ardhmen dhe atë si shembull pozitiv. Sipas tij këto prodhime po i mbushin raftet e makreteve dhe këta do të ketë përkrahje të madhe. Kryetari i Komunës së Preshevës,Ragmi Mustafa ka thënë se kjo kampanjë është shumë e rëndësishme për vetëdijësimin e qytetarëve për të konsumuar prodhime kombëtare. Sipas tij lëvizja e lirë e mallrave ndëmjet dy vendeve nuk është e mirë dhe duhet të ndryshoi. Gjatë fjalimit të tij Kryetari Mustafa, ka kërkuar që të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.  
LPD tani del kundër banesave të refugjatëve serb në Bujanoc
Gjene “fajtorin”, Kamberi apo Arifi ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration