Ndahen subvencione për bizneset në Luginë
Lokale

Ndahen subvencione për bizneset në Luginë

15.Oct.2012 13:23
0
Prezantimi i programit për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërmarrjeve private në vitin 2012.  në komunën e Preshvës, Bujanocit dhe Medvegjës. Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunat Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë ka shpallur konkurs për ndarjen e subvencioneve për ndërmarrje private në vitin 2012 në këto komuna. Mjetet me vlerë prej 40 milion dinarëve u destinohen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrësve dhe kooperativave (shitoreve) nga këto tri komuna. Prezantimi i programit për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërmarrjeve private do të organizohet:   -          Në komunën e Bujanocit, më 17. 10. 2012.  në ora 10, në sallën e kuvendit të komunës Bujanocit -          Në komunën e Preshevës, më 17. 10. 2012.  në ora 14, në sallën e kuvendit të komunës Preshevës -          Në komunën e Medvegjës, më 18. 10. 2012.  në ora 10, në sallën e kuvendit të komunës Medvegjës   Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Sërbisë,të cilët kan marr pjesë në përpilimin e programit, në secilën komunë ndërmarrësve të interesuar do të i prezantojnë kushtet dhe mënyrat e konkurrimit,masat për të cilat ndahen mjetet dhe te gjitha informacionet tjera me rëndësi për pjesmarrje në konkurs.Përfaqsuesit e Odës Ekonomike të Sërbisë do të i përgjigjen pyetjeve të kandidatëve të interesuar. Konkursi është i hapur prej 15 Tetorit deri më 5 Nëntor të vitit 2012. Dokumentet për konkurs (përmbajtja e konkursit,udhëzimet për plotësimin e formularit,formulari për paraqitjen e projekt propozimit, deklarata mbi pajtimin me kushtet nga ftesa dhe formulari i shpenzimeve me strukturën e bashkëfinancimit ) janë të publikuara në internet faqet e trupit Koordinues (www.kt.gov.rs), komunës Bujanocit (www.bujanovac.rs) komunës Medvegjës (www.medvedja.org.rs), në tabelat e shpalljeve në komunën e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës, në zyrat për zhvillim ekonomik lokal dhe në zyret e Shërbimit të trupit Koordinues në Preshevë dhe Bujanoc. Ftohen të interesuarit nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të marrin pjesë në prezantimin e programit dhe të konkurrojnë për ndarjen e mjeteve për subvencionim. Formularët për aplikim mund ti merrni përmes këtij linku: KLIKO  
Gjene “fajtorin”, Kamberi apo Arifi ?
Bujanoci, vendstrehim për të zhvendosurit nga Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration