Gjendet një pikturë 44 mijë vjeçare në një shpellë në Indonezi
Atraktive

Gjendet një pikturë 44 mijë vjeçare në një shpellë në Indonezi

13.Dec.2019 08:50
0

Një pikturë është gjetur në murin e një shpelle në Indonezi, e cila besohet të jetë 44 mijë vjeçare.

Në këtë pikturë shihet një buall duke u gjuajtur nga disa krijesa gjysmë-njeri, gjysmë-kafshë të cilat mbajnë shtiza e diçka që duket si litarë, transmeton Koha.net.

Disa hulumtues besojnë se kjo skenë mund të jetë historia më e vjetër e regjistruar në botë, raporton BBC.

Këto të gjetura janë publikuar në gazetën ‘Nature’ nga arkeologët prej universitetit Griffith të Brisbane, Australi.

Adam Brumm, një arkeolog në Griffith, për herë të parë e ka parë këtë pikturë dy vite më parë, pasi kolegët në Indonezi hoqën disa degë të një peme për të liruar rrugën për të kaluar.

Piktura indoneziane nuk është më e vjetra në botë. Vitin e kaluar, shkencëtarët kanë thënë se kanë gjetur “pikturën më të vjetër në botë”, në një guri në Afrikë, i cili daton para 73 mijë vitesh.

Vizatimet janë gjetur në shpellën e quajtur Leang Bulu’Sipong 4 në Sulawesi, ishull Indonezian, transmeton Koha.net.

Vizatimi është i madh afër 5 metra dhe duket se shfaq një buall të quajtur anoa, së bashku me disa figura të vogla që duken si njerëz, por me disa tipare kafshësh, si bisht e hundë të gjata.

Si e dimë që është 44 mijë vjeçare e vjetër?

Ekipi ka analizuar mineralin i cili është ndërtuar në pikturë përgjatë viteve.

Uraniumi radioaktiv në material gradualisht kthehet në torium, e ekipi mat ndryshimin e nivelit e ndryshimit të izotopeve të këtyre elementeve.

Tërheqja e Kamberit, frikë e humbjes së zgjedhjeve lokale apo avancim i pozitës politike?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration