Pajisjet e pastrimit të ajrit provohen në një nga qytetet më të ndotura në botë?
Atraktive

Pajisjet e pastrimit të ajrit provohen në një nga qytetet më të ndotura në botë?

21.May.2023 08:15
0

Në një park në një nga qytetet më të ndotura në botë, ngrihet një “kullë” filtruese që ka pastruar ajrin përreth që nga vera e kaluar. E quajtur Verto, pajisja 5.5 metra e gjatë redukton nivelet e dioksidit të karbonit dhe grimcave të imëta të rrezikshme në Nju-Delhi, duke filtruar 600.000 metra kub ajër në ditë.

Arkitektët që qëndrojnë pas shpikjes, besojnë se projekti i tyre mund të zgjerohet për të pastruar hapësira të mëdha publike, lagje e madje edhe qytete të tëra. Të krijuara nga firma e arkitekturës Studio Symbiosis, e cila ka zyra në Indi dhe Gjermani, “kullat” përmbajnë pesë kuba filtrimi ajri. Bashkëthemeluesit e firmës, Amit dhe Britta Knobel Gupta, thonë se pajisjet e tyre me ventilator mund të pastrojnë ajrin brenda një rrezeje prej 200 deri në 500 metra, megjithëse kjo ndryshon në varësi të shpejtësisë së erës dhe motit.

 

Vetëm në vitin 2019, ndotja e ajrit mendohet të ketë shkaktuar afro 1.6 milionë vdekje në Indi. Nju-Delhi mbulohet rregullisht nga smogu, me emetimet e automjeteve, termocentralet që digjen dhe qymyri që përdoret nëpër shtëpi. Jo më kot, pajisjet e para të filtrimit u vendosën pikërisht këtu, ndonëse për momentin ato po kontribuojnë në mënyrë të papërfillshme, por janë një shpresë për të ardhmen. Arkitektët pretendojnë se çdo kullë konsumon energji sa një fshesë me korrent, përdor filtra të riciklueshëm dhe krijon shumë pak zhurmë. Ekspertët vlerësojnë se ndoshta duhen 100 kulla për të filtruar ajrin në të gjithë Nju-Delhin, por akoma ka nevojë për kërkime të mëtejshme./a2cnn/

Vuçiq: Nuk lejoj ta bëjnë Kosovën të pavarur
Escobar: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration