Tërheqja e Kamberit, frikë e humbjes së zgjedhjeve lokale apo avancim i pozitës politike?
Lokale

Tërheqja e Kamberit, frikë e humbjes së zgjedhjeve lokale apo avancim i pozitës politike?

13.Dec.2019 09:32
0

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi njëherit edhe kryetar i komunës së Bujanocit para disa ditëve në kuvendin komunal u shpreh se nuk do të kandidojë për të parin e komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet te mbahen në prill të vitit 2020. 

“Kam deklaruar se “nuk e kam plan për të ri kandiduar për postin e kryetarit të komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale” që duhet të mbahen vitin tjetër. Për shumicën e anëtarëve të PVD-së kjo nuk paraqet risi, sepse  të njëjtën e kam deklaruar në një nga mbledhjet në Degën e PVD-së në Bujanoc, disa muaj më pare”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij.

Ai ka thënë mes tjerash se që nga zgjedhja ime për kryetar të Degës së PVD-së në Bujanoc, me 2006 është munduar të ndërtoj sistem brenda të cilit shumë të rinj e kanë gjetur mundësinë, shkruan Titulli.com. 

“Megjithatë, pavarësisht këtij qëndrimi, unë nuk e kam ndërmend të tërhiqem në cepin e ngjarjeve politike në Luginë të Preshevës”, shkroi Kamberi. 

Në seancën e 7-të kuvendit komunal , Kamberi theksoi se  nuk kam plan të kandidoj për kryetar komune.

“Kush është formal dhe i vërtet i komunës ajo shihet se shumica absolute e shqiptareve ne 2008-në është prish nga ata që po qahen për një këshilltarë”, deklaroi para këshilltarëve Kamberi.  

Opozita shqiptare në kuvendin komunal, tërheqjen e Shaip Kamberit nga kandidimi për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale e ka cilësuar se ka humbur vullnetin e qytetar dhe se ndoshta e  ka kapluar një frikë për humbjen e zgjedhjeve lokale. 

Gjithashtu në opinion flitet se Shaip Kamberi, pritet të jetë kandidatë për deputet në zgjedhje e ardhshme parlamentare dhe se tërheqja nga postet lokale lidhet me avancimin e tij në pozitën e deputetit popullorë./Titulli.com/

 

Gjendet një pikturë 44 mijë vjeçare në një shpellë në Indonezi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration