Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, shpresë e zhvillimit ekonomik në Luginë (video)
Lokale

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, shpresë e zhvillimit ekonomik në Luginë (video)

27.Dec.2014 20:05
0

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me seli në Zvicër ka mbajtur një konferencë për gazetarë në Preshevë ku ka shpalosur projektet e realizuara gjatë vitit 2014 dhe planet për vitet e ardhshme në sfera tjera.

Kryesia e këtij fondi ka vlerësuar se projekti për ndërtimin e 100 shtëpive me moton "Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë“ ka ecur mirë dhe është arritur diku vlera afro 600 mijë euro investime.

Xhelal Memeti, kryetar iI Fondit Humanitar të Kosovës Lindore  është shprehur i kënaqur me ecurinë e zhvillimeve për aksionet e ndërmarra.

“Kemi arritur të ndërtojmë 34 shtëpi brenda vitit 2014 ku 29 prej tyre vetëm jetojnë tani në këto shtëpi, ndërsa të tjerat janë afër përfundimit dhe mundë të themi se kemi pasur një aktivit të kënaqshëm në realizmin e projektit tonë”, tha Memeti.

Ai shtoi se gjatë konferencës së dhjetorit të mbajtur në Zvicër me përfaqësues të diasporës shqiptare edhe nga shtetet tjera evropiane është marrë vendim që duhet të vazhdohet me aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive por aktiviteti të shtrihet edhe në fushën e zhvillimit ekonomik.

Sipas tij prioritet do të ketë zhvillimi i bujqësisë, bizneset e vogla dhe gjithashtu me përkrahjen e qeverisë shqiptare po hapet  zyra në Tiranë me koordinator Shukri Jahiu njëherit edhe këshilltarë pranë qeverisë shqiptare për këtë rajon.

Ejup Haziri, kryetar i Shoqatës së Afaristëve të Preshevës i pranishëm në këtë konferencën vjetore tha se ka përkrahur iniciativat për ndërtimin e 100 shtëpive por do të vazhdojë të përkrah edhe në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Ne më tepër jemi të interesuar të ndihmojmë në zhvillimin ekonomik në sferat tjera dhe kemi shfaqur gatishmëri që ne të jemi pjesëmarrës në projektet. Gjithashtu do të përpiqemi të ofrojmë ndihmë në aspektin e juridiksionit, politikës fiskale dhe këshilla profesionale në hartimin e planeve të bizneseve”, deklaro Haziri.

Për vitin 2015 drejtuesit e Fondi Humanitar të Kosovës Lindore për Preshevë,Bujanoc e Medvegjë, me seli në Zvicër planifikojnë të shtrin aktivitetin edhe në zhvillimin ekonomik që do të hap edhe vende të reja të punës në këtë rajon.

“Ne jemi duke përpilua një plan të mirëfilltë dhe për një periudhë tre vjeçare do të kemi mundësi të hapim mijëra vende të punës, kjo do të ndodhë të bashkuar”, është shprehur Xhelal Memeti.

Ai ka falënderuar të gjithë kontribuuesit e projekteve dhe në veçanti sektorin e bizneseve private në Luginë që po japin  përkrahje të madhe në ndërtimin e 100 shtëpive.

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, është organizatë joqeveritare e  themeluar nga diaspora shqiptare në Zvicër me prejardhje nga Lugina që po kontribuon në aspektin e humanitar, solidaritetit dhe së fundi edhe me projekte të filluara në zhvillimin ekonomik./Titulli.com/

 
Promovohen dy librat e autorit Nexhat Sadullahu (Foto)
Halimi: Pushtet lokale kanë degraduar çdo gjë, PVD bashkë me interesin e qytetarëve (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration