"Faleminderit Presheva! Kombi bëhet një në ditën e nevojës" (Video)
Kontributin e shqiptarëve nga Presheva e Maqedonia e ka përshëndetur përmes një postimi në rrjetin Facebook edhe Kryeministri Edi Rama.
“Sot kanë arritur ndihma nga shqiptarët e Maqedonisë e Preshevës faleminderit me mirënjohje të thellë e një përqafim vellazëror të gjitheve!”.
******************************************************************************************************************************************************************
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka falënderuar të rinjtë e Luginës për organizimin e grumbullimit të ndihmave nga Presheva e Bujanoci për shqiptarët në zonat e përmbytura.
Ndihmat ushqimore dhe higjienike që zbarkuan në Shqipëri për udhëheqësin e atjeshme ishin më shumë se vetëm një solidarizim.
Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, përmes një po postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar për ndihmën e ofruar, transmeton Titulli.com.
“Faleminderit Presheva! Kombi bëhet 1 në ditën e nevojës. Të rinjtë e Preshevës sollën 5 ton ndihma për zonat e përmbytura. Bashkë, përtej politikës, duke dhuruar për familjet e prekura nga përmbytjet”, shkruan Veliaj, i cili së bashku me këtë postim ka bashkangjitur edhe fotografinë me grupin e të rinjve nga Lugina që morën pjesë në këtë aksion. /Titulli.com/