Ekstremizmi “dervishit” , realitet apo fantazmë në Medresenë e Preshevës (1)
Presheva kur përmendet mendja bluan disa personalitete që kanë lënë gjurmë në qytetin ku u linda, por edhe më gjerë. Gjatë bisedave ziheshin në gojë nga babai im, hafiz Nexhatiu, kryefjala e muhabetit. Pastaj, dy nxënësit e tij të gjeneratës së parë mulla Ruzhdiu i Rahovicës dhe mulla Fejza nga Geraj. Nxënësin e parë e kujtoj, të cilin vetëm dy herë e kam parë, kurse mulla Fejzën, hoxhën a babait tim, kam pasur nderin të bëjë edhe disa haxhe gjersa isha në Medine. Pastaj, gjenerata e dytë: mulla Hyseni, mulla Musliu, mulla Ramadani dhe mulla Vaxhidi. Allahu I mëshiroftë këta burra që ishin pishtarë të imanit, Islamit dhe ihasanit në këto hapësira.
Hafiz Nexhatiu themeluesi i parë i Medresesë së Preshevës së bashku me babain, hafiz Ali Rexhaiu, një burrë shumë serioz, me traditë, kur e shikon foton e tij fytyra i reflekton pozitivitet e korrektësi.
Medreseja e asaj kohe nën udhëheqjen e hfz. Nexhatiut kultivoi Islamin tradicional me mësimet e shkollës juridike hanefite. Kështu vazhduan edhe talebet: mulla Ruxhdiu, mulla Fejza, mulla Musliu, etj. Këta burra u përballën me sistemin e hekurt komunist, por duruan dhe mbi jetuan. Babai im ma kujton edhe këtë: "mulla Ramadani fillon të mësoj një grup të talebeve ne Bilaç, pas mbylljes së medresesë, aty kishin ardhur disa talebe nga fshatrat tjera. Mulla Ramadani për t’i humbur gjurmët nga sistemi komunist, krahas mësimeve që i bënte fshehtas në shtëpi, i angazhon si “çirak” te një (përpunues i hekurit- kovaç) sa për sy e faqe, gjëja se kanë ardhur në zanat."
Këta hoxhallarë përveç që ruajtën Islamin tradicional, ata ishin mburojë e hekurt edhe kundër sektarizmit dervishit. Saqë edhe mulla Hyseni nga Tërnoci jep disa fetva mbi kurorëzimin në drejtim të ruajtjes së familjes sunite nga sektarizmi dervishit. Allahu e shpërbleftë këtë burrë tërnocas.
Të nderuar
Të gjitha këto fjalë deri më tani kishin të bëjnë me emra që tani janë për rahmet të gjithë, vetëm dy prej tyre janë të gjallë kanë, e që i kanë kaluar të nëntëdhjetat.
Tani kemi të bëjmë me Medresenë e themeluar para pesë viteve.
Kronologji
Ndërtim i objektit filloi nga koha e Dr. Adnan Ahmetit, atëherë Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë. Ndërsa (sipas mendimit tim) kontributin bazë në hapjen e Medresesë e arriti ta realizojë Fikret Limani, tani Kryetar i Këshillit Bashkësisë Islame në Preshevë.
Gëzimi ishte për ne që u riaktivizua Medreseja. Edhe pas sfidave të njëpasnjëshme, sot Medreseja e gëzon ditëlindjen e pestë. Por, ende pa i marr këmbët si duhet, para se të flasë mirë e qartë, disa individë dëshirojnë ta përdhosin këtë institucion edukativo-arsimor, me sektarizëm dervishit. Me metoda perfide, duke ambalazhuar me terma hanefi-maturidi-sufi. Saqë është për të qeshur kur njëri nga mësimdhënsëit më tha: “Ebu Hanifja ishte maturidi”. (mos qeshni)
Të nderuar
Kjo temë është shumë e ndjeshme dhe serioze. Unë kam filluar të bëjë një studim mbi këtë realitet. Përgatita skemën hulumtuese, dorëzova në Medrese, kërkova planprogramet, rregulloren e Medresesë, intervistat e profesorëve me me nxënësit.
Në vend që të përkrahet studimi mbi këtë, e të zbardhet realiteti, hasa në pengesa, sa që mirret edhe vendimi që të pengohet puna ime dhe koordinatori i Medresesë me “mjeshtri banale” thotë: JO.
(Për SKEMËN E STUDIMIT DO TË NJOFTOHENI, në shkrimet e radhës)
A ka dervishizëm në Medrese?!
Unë tani këtë nuk mundem ta mohoj dhe pohoj. Shenjat janë të dukshme që këtu ka diçka për të thënë. Kemi siguruar fakte, të dhëna, deklerata, mesazhe private, shfryerje duke dërguar mesazhe kolegëve dhe tentim indoktrinimi te nxënësit, në veçanti te nxënëset.
Do të jetë një studim real dhe korrekt. Asgjë çka nuk është, gjithçka çka ka të bëjë me realitetin.
Të nderuar
- Medreseja është emanet i yni.
- Medreseja është e të gjithëve, jo e një grupi apo klani.
- Medresja është një sy në ballin tonë.
- Medresenë e duam ashtu si e deshtën hafiz Nexhatiu, mulla Fejza e mulla Ruzhdiu, me një fjalë ashtu si e do Kur'ani dhe Suneti, duke hapëruar sipas mësimeve të shkollës jurdike hanefite.
Presheva asnjë lloj sektarizmi dervishit e të tjera nuk e ka duruar.
Ftoj institucioniet që merren me oragznizimin e jetës fetare, Bashkësit Islame (se i kemi me bollëk) ta ruajnë traditën e bujshme të vendit tonë duke shporrur çdo lloj ekstremizmi dhe radikalizmi.
Shkruar nga Ulvi Fejzullahu-Bujanoc
Lexo: Imami sqarim për Medresenë në Preshevë: Vehabizimi dhe indoktrinimi mollë sherri