Deputetët shqiptarë paraqesin Rezolutë për mbrojtjen e pakicave në Serbi
Lokale

Deputetët shqiptarë paraqesin Rezolutë për mbrojtjen e pakicave në Serbi

02.Feb.2015 21:59
0

Dy deputetët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, së bashku me tre kolegët boshnjakë nga SDA, në mbledhjen e sotme të Parlamentit të Serbisë kanë paraqitë Rezolutë për mbrojtjen e pakicave në këtë shtet.

Rezoluta e paraqitur sot, sipas deputetit nga Bujanoci, Shaip Kamberi, ka për qëllim mbrojtjen e pakicave në sferën e nënpërfaqësimit, arsimit, e të drejtat kolektive dhe individuale.

“Sot, në Parlament, bashkë me tre deputetët e SDA, paraqitëm Rezolutën për mbrojtjen e pakicave, e cila ka për qëllim deklarimin e institucionit legjislativ për mbrojtjen e pakicave në sferën e nënpërfaqësimit, arsimit -korpusit të të drejtave kolektive dhe individuale- në frymën e >>praktikave më të mirë evropiane<<", shkruan deputeti Kamberi në profilin e tij në Facebook, transmeton Titulli.

Sipas deputetit shqiptar, Rezoluta është paraqitur në pritje të fillimit të bisedave për Kapitullin 23 mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

Dy deputetet shqiptarë së bashku me tre kolegët boshnjakë, përbëjnë grupin parlamentar SDA Sanxhak – PVD. /Titulli.com/

Bujanoci pa zgjidhje për punësimin e 2.000 qytetarëve, e stërngarkon administratën
Presheva me konkurs për të ndihmuar nënat kryefamiljare dhe fëmijët jetim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration