Bujanoci pa zgjidhje për punësimin e 2.000 qytetarëve, e stërngarkon administratën
Nga fillimi i muajit mars, Bujanoci, por edhe të gjitha komunat në Jug të Serbisë mund të përballen me dënime të cilat është duke ia përgatitë Qeveria e Serbisë, për shkak të punësim të tepruar në administrata lokale.
Siç shkruan “Blic” Qeveria e Serbisë në bazë të nja analize ka ardh në përfundim se deri në 77 qytete dhe komuna kanë më shumë punëtorë në administratë sesa që lejon maksimumi ligjor.
Deri më tani askush për këtë nuk është dënuar, ndonëse Ligji parashikon se punësimi më shumë se 0.1 për qind të punësuarve pason reduktimi i transferit nga buxheti i republikës për 1 për qind.
Sipas “Blic-it”, në mesin e kampionëve të punësimit të tepërt në administratë në Serbi është Bujanoci dhe Trgovishta.
Edhe pse normat parashikojnë 1.8 për qind të punësuarve në administratë në 1.000 banorë, në Bujanoc ka 12, ndërsa në Tërgovishtë madje 19 në 1.000 banorë.
E përballur me këto probleme, Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar Ligjin i cili do të duhet të votohet deri më 1 mars, i cili do të kufizojë punësimin dhe vetdëshirat e autoriteteve lokale.
Vlen theksuar se në komunë të Bujanocit, veç disa punësimeve në administratë, organizata publike, subvencione me vlerë simbolike për ndërmarrje private, nuk ka pasur ndonjë strategji për zbutjen e papunësisë me angazhim të qytetarëve në sektorë tjerë.
Premtimi për 2.000 vende të punës si duket ka mbetur vetëm një tregim i mirë që mund të realizohet në ndonjë komunë tjetër, por deri tani jo edhe në Bujanoc./Titulli.com/
Më poshtë keni planin e Partisë Demokratike për punësim në Bujanoc: