“Dalja në zgjedhjet parlamentare, kësaj here e ka peshën më të madhe” (video)
Lokale

“Dalja në zgjedhjet parlamentare, kësaj here e ka peshën më të madhe” (video)

04.Mar.2014 21:37
0
Partia për Veprim Demokratik sot ka hapur fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 16 marsit në mbledhjen e Kuvendit të zgjeruar të mbajtur në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc. Fushatën e shpalli të hapur Shaip Kamberi kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc, së bashku me bartësin i  listës së PVD-së Riza Halimin. “Fushata parazgjedhore do të filloj këtu dhe do të vazhdojë në Bilaç e Preshevë, në mënyrë që të kemi fushat rreshtas deri më 13 mars të këtij viti ku dhe fillon heshtja zgjedhore, deri në tubimet qendrore një në Bujanoc e një në Preshevë, për të arritur që të mbulojmë tërë terrenin,  të gjithë nëndegët e PVD-së”, u shprehë kandidati i dytë për deputet, Shaip Kamberi, raporton Titulli. pvd-tubimi-1 Ai me këtë rast theksoi se “mobilizimi do të fillojë me anëtarët e PVD-së dhe të gjithë ata qytetarë të cilët e shohin të arsyeshme që shqiptarët organin ligjislativ ta përfaqësojnë nga përfaqësuesi i votës së vetë e jo nga përfaqësuesi të cilin do të emërojnë partitë tjera, siç  kemi rastin e një partie në Preshevë dhe tendencat e shumta që në listat e partive qendrore serbe të futen shqiptarë nga ky rajon”. Sipas Kamberit dalja në zgjedhjet parlamentare të Serbisë kësaj here ka peshën më të madhe se sa herave të kaluara dhe shqiptarët të përfaqësohen nga përfaqësuesi i tyre legjitimë, ngase Serbia tashmë është futur në bisedime për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. “Ka qenë prapavija e interesimit e të gjithë faktorit ndërkombëtar që ka shty mekanizmat në Prishtinë dhe Tiranë me u interesu për pjesëmarrjen tonë në këto zgjedhje”, u shpreh para anëtarëve të Kuvendit dhe simpatizantëve të PVD-së kryetari Riza Halimi. Ai matej theksoi se politika zyrtare e Shqipërisë dhe e Kosovës është se nuk ka ndryshim të kufijve, se të drejtat munden me u realizu aty ku ky komunitet, pakicë nacionale jeton, sikurse bashkësia ndërkombëtare me ngulm po angazhohet që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë. pvd-tubimi-3 Pas hapjes së fushatës në tubimin e sotëm në Bujanoc, PVD fushatën parazgjedhore gjatë ditës së nesërme (e mërkurë) do ta vazhdojë edhe në fshatrat Bilaç e Tërrnavë. Në Bilaç të komunës së Bujanocit tubimi do të fillojë në orën 18:00 në zyrën e Bashkësisë Lokale në qendër të fshatit, ndërsa në Tërrnavë të Preshevës tubimi do të mbahet nga ora 20:00./Titulli.com/
Tërnocasja në Leskoc merr vendin e parë (video)
KRZ konfirmon listën “Partia për Veprim Demokratik-Riza Halimi”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration