Tërnocasja në Leskoc merr vendin e parë (video)
Lokale

Tërnocasja në Leskoc merr vendin e parë (video)

05.Mar.2014 10:49
0
“Bushido” me katër garues në garën ndërkombëtare “International karate IPPON 016 Cup”. Të gjithë kthehen me fitore në shtëpi. Klubi i karates “Bushido” nga Tërnoci ka arritur suksese të mëdha në garën e mbajtur këtë fundjavë në Leskocë të Serbisë, kur me të gjithë pjesëmarrësit e saj ka arritur që në shtëpi të kthehet me nga një medalje. Garueset tënrocase kanë qenë ato që kanë bërë diferencën si në luftëra ashtu edhe në prezantimin e katave, raporton Titulli.

bushido-1

Ejona Limani, ka arrit që të marrë vendin e parë në kategorinë kata kundrejt dy kundërshtareve nga Bullgaria e Suedia. Kjo fitore e saj e vlerësuar edhe nga trajneri Qemajl Hyseni, sikurse edhe sukseset e pjesëmarrësve tjerë nga klubi i karates “Bushido”. Karateistët tjerë Fatime Iseni që mori vendin e tretë në kata dhe Shkurte e Egzon Rashiti vendet e treta në luftëra, tregojnë për punën e palodhshme që bëhet në klubin e tyre. Në garën ndërkombëtare “International karate IPPON 016 Cup” pjesëmarrës kanë qenë karateistë të ndryshëm nga shtetet e Ballkanit dhe më gjerë./Titulli.com/
Kur kishe mujt me m'pa, qysh m'kishe pa? (video)
“Dalja në zgjedhjet parlamentare, kësaj here e ka peshën më të madhe” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration