KRZ konfirmon listën “Partia për Veprim Demokratik-Riza Halimi”
Lokale

KRZ konfirmon listën “Partia për Veprim Demokratik-Riza Halimi”

04.Mar.2014 13:12
0
Komisioni Republikan Zgjedhor ka shpallur listën me nëntë emra të kandidatëve të Partisë për Veprim Demokratik që marrin pjesë në zgjedhjet Parlamentare, lista është si në vijim: 1. Riza Halimi, 1947, profesor i fizikës, Preshevë 2. Shaip Kamberi, 1964, jurist i diplomuar, Bujanoc 3. Afërdita Mustafa, 1969, mjek pediatër, Bujanoc 4. Fatmir Hasani, 1957, profesor i kimisë, Bujanoc 5.Florim Sahiti, 1975, teknikë i komunikacionit, Medvegjë 6. Ardita Sinani, 1980, ekonomiste, Preshevë 7.Ismet Sadiku, 1945, mësues, Bujanoc 8.Fehmi Bejiq, 1968, profesor, Medvegjë 9. Kadrije Ahmedi, 1964, mjeke specialiste, Preshevë. *********************************************************************************************************************************** Komisioni Republikan Zgjedhor ka shpallur edhe pesë lista zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 16 mars. Listat e shpallur sot nuk kanë plotësuar me kohë kushtet për pjesëmarrje në zgjedhje edhe për atë arsye Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ)  i ka dhënë kohë shtesë. Para votuesve në Serbi do të jenë edhe këto pesë lista të shtuara sot nga KRZ  ku në mesin e tyre edhe lista shqiptare “Partia për Veprim Demokratik-Riza Halimi”. Vlen të theksohet se kjo është lista e vetme shqiptare në Luginë që po merë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që nga faktori shqiptar në Prishtinë e Tiranë dhe ai ndërkombëtar, është cilësuar si një mundësi e mirë  drejt integrimit dhe realizimit të të drejtave shqiptarë në këtë rajon./Titulli.com/  
“Dalja në zgjedhjet parlamentare, kësaj here e ka peshën më të madhe” (video)
Shqiptarët e Luginës (nuk) e duan pasaportën e Shqipërisë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration