Lokale
Daçiq përsëritë: Do ta heqim përmendoren
Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë sonte se qeveria serbe do ta heqë përmendoren e UÇPMB-së nëse nuk arrihet marrëveshje me autoritetet lokale dhe vlerësoi se “vendosja e paligjshme e kësaj pllake përkujtimore paraqet provokim për serbët”.
Sigurisht që kemi të bëjmë me provokim. Shumë herë kam thënë se problemet shkaktohen me qëllim dhe në mënyrë artificiale dhe qeveria serbe nuk do të bëjë lëvizje që do të komplikonin më tutje situatën, por ajo përmendore nuk mund të mbetet në atë vend”, tha ai për televizionin Pink, citon koha.
“Më së miri do të ishte që vetë shqiptarët në jug të Serbisë ta zhvendosin në një vend të pranueshëm për ne, hapësirë që nuk është pronë publike”, shtoi ai.
_____________________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!