Lokale
Kuvendarët vendosën: ‘’Nuk e heqim përmendoren’’
Përfundoi seanca e tre Kuvendeve shqiptare të Luginës së Preshevës duke sjellë konkluzione të cilat ftojnë për të mos hequr përmendoren para godinës së administratës komunale të Preshevës
Në këtë seancë të këshilltarëve shqiptarë përvec që u folë për mbrojtjen e lapidarit këshilltarët kërkuan edhe mendime se si do të mbrohet ajo.
Këshilltarët me këtë rast thanë se për lapidarin në Preshevë, Shqipëria dhe Kosova kanë përgjegjësi morale dhe politike, ndërsa pati nga ata që thanë se nëse hiqet lapidari Lugina duhet të formojë institucione paralele si serbët në Veri të Kosovës, raporton Titulli.
Disa këshilltarë thanë se ky Kuvend nuk ka as platformë dhe strategji se cfarë do të bëjë në të ardhmen.
Kritika në adresë të këtij Kuvendi u dhanë edhe për mënyrën e punës. Ka raste kur shumë deklarat dhe konkluzione janë aprovuar dhe të njëtat kanë mbetë në arkivin e administratës.
Si do që të jetë këshilltarët në fund dolën me një Deklaratë politike përmes së cilës kërkojnë zgjidhjen e problemit të Luginës nga Qeveria serbe dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Deklarata kërkonë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve për simbolet që shprehin identitetin kombëtarë shqiptarë dhe kundërshtonë cdo mënyrë të dhunshme të largimit të simboleve kombëtare përfshirë lapidarët e dëshmorëve të kombit.
Ndërsa kërkohet edhe nga Qeveria e Kosovës që të parashtrojë problemin e Luginës në bisedimet që po zhvillohen me Beogradin.
Deklarata dënon gjuhën e kërcënimit dhe të urrejtjes së krerëve shtetëror të Republikës së Serbisë lidhur me zhvillimet politike dhe shoqërore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Aktivistët e Këshillit për të Drejtave e Njeriut, në pauzën e sotme gjatë mbledhjes së këshilltarëve shqiptarë të tri kuvendeve komunale të Luginës i mbuluan muret e Komunës së Preshevës me pllakate në të cilat shihen kryeministrat Sali Berisha dhe Hashim Thaçi duke pirë kafe.
Aktivistët iu thanë gazetarëve se aksioni është organizuar për t’iu tërhequr vëmendjen kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës për problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Vlen theksuar se në seancën e sotme nuk kanë prezantuar përfaqësuesit ndërkombëtar ./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!