Lokale
Shqiptarët dhe serbët kërkojnë zgjidhje për memorialin në Bujanoc
Në Bujanoc ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme në të cilën është diskutuar për situatën e sigurisë dhe ate politike.
Temë e diskutimeve ishte edhe pllaka përkujtimore në Preshevë, ndërsa nga këshilltarët u kërkua heqja e memorialit që po ndërtohet mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit.
Pas gati shtatë orë punë dhe dy pushimeve që iu dhanë këshilltarëve për të harmonizuar konkluzionet e paraqitura nga opozita dhe ato të pozitës, u arrit që konkluzionet nga kjo seancë të aprovohen njëzëri nga këshilltarët shqiptarë dhe serb, raporton Titulli.
Me këtë rast Kuvendi Komunal i Bujanocit kërkon:
Në seancën e KK të Bujanocit për dallim me atë në Preshevë, përveç këshilltarëve mori pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, ndërsa më vonë seancës iu bashkëngjitë edhe deputeti Riza Halimi.
Vlen theksuar se kjo është hera e parë që ky Kuvend me këtë përbërje ka aprovuar unanimisht një konkluzion.
Për nesër është paraparë edhe mbajtja e seancës së këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve Komunale të Luginës e cila njëherit do të marrë edhe vendimet përfundimtare rreth pllakës përkujtimore në Preshevë.
Kjo seancë e tre Kuvendeve shqiptare të Luginës do të transmetohet drejtpërdrejt edhe përmes portalit të pavarur informativ Titulli.com
_____________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!