Lokale
Bujanoci me menaxhim të kualitetit dhe mjedisit
Bashkësia Evropiane dhe Qeveria e Zvicrës përmes programit të partneritetit evropian me komunat “BE PROGRES”, përkrahë procesin në futjen e sistemit të menaxhimit të kualitetit ( QMS ) dhe sistemin e menaxhimit të mjedisit jetësor ( EIA ) në komunën e Bujanocit
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me rastin e zgjedhjes së komunës së Bujanocit në mesin e pesë administratave lokale në të cilat do të realizohet ky projekt, ka deklaruar “veçanërisht jemi të kënaqur që në komunën e Bujanocit zbatohet procesi i hyrjes të Sistemit të menaxhimit të kualitetit ( QMS ) dhe sistemi i menaxhimit të mjedisit jetësor ( EIA )”.
Arifi mendon se një sistem i tillë i përcjelljes së shërbimeve të cilat ia afron qytetarëve, do të kontribuojnë në përmirësimin e efikasitetit dhe kualitetit të punës në të gjitha drejtoratet e komunës, ndërmarrjet publike dhe institucione.
“Jemi të njoftuar se komuna e Bujanocit pas vlerësimit të komisionit të pavarur të ekspertëve, është zgjedhur gjatë këtij muaji në konkurrencë me 25 qytete dhe komuna jugore dhe jugperëndimore të Serbisë”, tha kryetari i komunës së Bujanocit Nagi Arifi.
“BE PROGRES” përmes këtij projekti, do ti ndihmoj komunës së Bujanocit në rregullimin e dokumentacioneve planifikuese, zona mbrojtëse rreth ujësjellësit në Bujanoc, rregullimin e dokumentacioneve projektuese për ndërtimin e stacionit transferues dhe përparimin e punës së administratës lokale tatimore.
Kujdesi i veçantë do ti kushtohet përmirësimit, respektimit të principit të menaxhimit të mirë në punë të administratës lokale: përgjegjësisë publike, pjesëmarrjes së qytetarëve, efikasiteti dhe mos diskriminimit.
Ky projekt për pos në komunën e Bujanocit do të realizohet edhe në administratat lokale të Surdulicës, Prokuples, Novi Pazarit dhe Ivanjicës.
“BE PROGRESI” ka për qellim të ndihmoj zhvillimin e 25 komunave të jugut të Serbisë.
Bashkimi Evropian ka ndarë 13.5 milion euro për realizimin e programit, Qeveria e Zvicrës 2.5 milion, ndërsa Qeveria e Republikës së Serbisë merë pjesë me 1.5 milion euro.
PROGRESIN e zbaton zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese UNOPS./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!