Preshevarët në burg, akuza trafikim me njerëz
Lokale

Preshevarët në burg, akuza trafikim me njerëz

10.Aug.2012 19:46
0
Policia e Vranjës ka ngritur një akuzë penale në Prokurorinë Themelore Publike në këtë qytet, kundër Fitim J. (32) dhe Ejup S. (19) nga Presheva, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandimin me njerëz. Dyshohet se këta dy preshevarë së bashku me një të mitur  tjetër po nga Presheva, më 7 gusht të këtij viti, në fshatin Tërnavë të komunës së Preshevës, kanë pranuar nëntë shtetas Avganistan, të cilët në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin shtetëror në mes të Maqedonisë dhe Serbisë. Personat e trafikuar janë vendosur në një furgon me qëllimin e transportimit deri në Bujanoc për ti dorëzuar një personi të panjohur dhe kështu për të mundësuar udhëtimin traznit të pa lejueshëm nëpër territorin e Serbisë, në të cilën policia i ndaloi, thuhet në kumtesën e policisë, transmeton Titulli. Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për zhvillimin e hetimeve, ndërsa të dyshuarit Fitim J. dhe Ejup S. i janë dorëzuar gjykatësit hetues në Gjykatën themelore në Vranjë i cili i ka caktuar ndalimin prej një muaji, ndërsa kundrejt të miturit do të dorëzohet akuza penale në zyrën e Prokurorit të lartë publik në Vranjë, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, kalimi i paligjshëm i kufirit dhe kontrabandimi me njerëz. Pesë shtetasit e huaj, me kërkesë për inicimin e procedurës penale për kalim të paligjshëm të kufirit dhe qëndrimit të paligjshëm në territorin e Republikës së Serbisë, janë sjellë te gjykatësi i Gjykatës për kundërvajtje në Preshevë, i cili ka caktuar dënimin me burgim nga 10 ditë duke vendosur një masë mbrojtës, dëbimit të të huajve nga territori i Republikës së Serbisë në kohëzgjatje prej 12 muaj./Titulli.com/
Haliti: Bujanoci me rrugë të asfaltuara para festës së Bajramit
Bujanoci me menaxhim të kualitetit dhe mjedisit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration