Pranimi i diplomave nxit shpresat e karrierës në Luginë
Lokale

Pranimi i diplomave nxit shpresat e karrierës në Luginë

10.Aug.2012 12:13
0
Një marrëveshje e arritur midis qeverive të Kosovës dhe Serbisë lejon diplomat e çertifikuara nga Shoqata e Universitetit Evropian të njihen nga punëdhënësit në të dy vendet, duke zgjeruar tregun për të diplomuarit dhe punë-kërkuesit. Marrëveshja, e bërë në korrik 2011, erdhi pas dialogut të mbështetur nga BE mbi njohjen e përbashkët të diplomave lëshuar nga universitetet e tyre. 74 diplomat e para iu dhanë studentëve të Kosovës në 19 korrik, pasi u çertifikuan nga shoqata me një shqyrtim nga një panel ekspertësh që afirmuan cilësinë e edukimit të studentëve. Marrëveshja është e mirëpritur në vende si Lugina e Preshevës, në Serbinë jugore, ku shumë studentë shqiptarë studiojnë në Prishtinë por diplomat e të cilëve shpërfilleshin në vendin e tyre. "Imagjinoni se si ndjehesh kur ke në dorë një diplomë universiteti, por pa qenë në gjendje ta vësh në përdorim në vendin ku jeton," tha Amir Rexhepi, një student i mjekësisë që përfundoi studimet e tij në Prishtinë vitin e kaluar. Diploma  e tij ishte një nga ato të çertifikuarat muajin e shkuar. "Kurdoherë që u përpoqa të regjistrohesha në zyrën e punës, ata më ofronin të regjistrohesha vetëm si me shkollë të mesme", deklaroi Rexhepi. Samuel Zbogar, shefi i zyrës së BE në Kosovë, tha se marrëveshja është një zgjidhje për studentët në të dy vendet që kanë qenë bllokuar nga tregjet e punës. Shifrat aktuale të papunësisë janë 28% për Serbinë dhe 45% për Kosovën. Zyrtarët gjithashtu shpresojnë se marrëveshja do të shpjerë në standarde të ngjashme arsimore në rajon. "Shoqata e Universitetit Evropian pranoi të asistojë në procesin e çertifikimit pasi është në përfitim të universiteteve dhe studentëve të tyre në rajon dhe plotësisht në përputhje me misionin e  EUA dhe mandatin në nxitjen e një arsimi të lartë dhe kërkimi koherent.," tha Lesli Uilson, sekretare e përgjithshme i shoqatës. Nazmi Mehmeti, gjithashtu një i diplomuar për mjekësi, nga Lugina e Preshevës, është optimist se do të gjejë një punë në Serbi tani që diploma e tij njihet. "Ka shpresë se zbatimi i marrëveshjes së diplomave nuk do të pritet me armiqësi nga Serbia , sepse jemi të lodhur me luftën për të drejtat bazë të njeriut," tha Mehemti./Titulli.com/
Bujanoci me menaxhim të kualitetit dhe mjedisit
Mërgimtarët më të sëmurë se vendorët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration