Lokale
Bujanoc, Ushtria e Serbisë mund KFOR-in
Pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë dhe ushtarët e KFOR-it kanë zhvilluar një ndeshje futbolli në bazën “Jug” në Bujanoc, ku vendasit i kanë mundur mysafirët me rezultat 4:1.
Tifozi i “Zvezdës” dhe simpatizues i futbollit, Shefi i Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq këtë javë është gjendur në rolin e futbollistëve të mëdhenj, shkruan gazeta “Vecernje novosti”.
Në ndeshjen mes ekipeve të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it, e zhvilluar në bazën ushtarake “Jug” afër Bujanocit, ishte përgjegjës për gjuajtjen fillestare.
Së bashku me komandantin e forcave ndërkombëtare, gjeneralin Volker Halbauer, me brohoritje dhe duartrokitje ndeshjen e kanë përcjellë nga publiku.
Edhe pse të njohur për mbrojtje të fortë, kësaj here Ushtria Serbe ishte e mirë edhe në sulm, duke nxjerrë fitore të thellë me rezultat 4:1.
Në frymën e futbollit dhe lojës së ndershme, të dy gjeneralët përveç urimeve, në fund të ndeshjes i kanë shkëmbyer edhe fanellat./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!