Bujanoc: Prezantohen mundësitë e edukimit në Turqi
Lokale

Bujanoc: Prezantohen mundësitë e edukimit në Turqi

25.Feb.2015 19:17
0

Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci organizon ligjëratë informuese për mundësitë e studimeve në Turqi dhe shfrytëzimit të bursave shkollore që jep ky shtet për edukim.

Ky prezantim ka për qëllim   njoftimin  e nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve që dëshirojnë në vazhdojnë shkollimin universitar dhe pasuniversitarë në Turqi.


Ky shtet sipas statistikave të fundit me zhvillimin ekonomik  radhitet në vendin e 16-të në nivelin botërorë ndërsa në vendin e 6-të në Evropë dhe ka tërhequr vëmendjen e botës së jashtme jo vetëm në fushën e ekonomisë por edhe në atë të arsimit.

Gjatë ligjëratës do të prezantohen strukturat e edukimit, programet universitare, programet e ndryshme përmes bursave, drejtimet e reja bashkëkohore dhe informacione tjera që lidhen me aplikimin, njofton Titulli.com.

“Vëllazërimi” është një organizatë që po jep një kontribut të veçantë në fushën edukimit duke ndihmuar në procesin e aplikimit për shkollim në Turqi, pjesëmarrjes nëpër seminare dhe simpoziume ballkanike.

Kjo organizatë fton të gjithë interesuarit të marrin pjesë në ligjëratën më 2 mars ditë e hënë në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc duke filluar nga ora 12:30.

Gjithashtu përveç prezantimit do të ketë edhe shumë risi tjera që do t’i shërbejnë nxënësve dhe atyre që planifikojnë të studiojnë në Turqi dhe nga organizatori është planifikuar një koktej rasti.

Turqia konsiderohet si një ndër vendet me cilësi shumë të lartë edukimi, ku diplomat e këtyre universiteteve pranohen në të gjithë botën. /Titulli.com/

Ushtria Amerikane do të investojë 300 mijë euro në Bujanoc
Kthehet lavdia e PD-së, flamuri vendoset në maje të shtizës (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration