Bujanoc: Ecnin në hekurudhë, i shkel treni (Foto)
Lokale

Bujanoc: Ecnin në hekurudhë, i shkel treni (Foto)

05.Apr.2015 15:14
0

Dy meshkuj të moshës së mesme, për të cilët dyshohet se janë emigrant ilegal nga Lindja e Mesme, kanë pësuar aksident fatal-vdekjen, herët në mëngjesin e së dielës në afërsi të fshatit Osllarë, jo shumë larg stacionit hekurudhorë në Levosovë të Bujanocit, ka konfirmuar policia në Vranjë.

Siç ka deklaruar Goran Jovçiq nga zyra e zëdhënësit të Policisë në Vranjë, aksidenti ka ndodhë në orën 05:08 minuta kur treni ndërkombëtar i mallrave me numër 4570, në shpejtësi të madhe po vinte nga drejtimi i Shkupit dhe me këtë rast ka goditur dy emigrantët.

Siç i kanë thënë dëshmitarët portalit informativ Titulli, në vendin e aksidentit ishte një pamje e tmerrshme, ku nga forca e goditjes, trupat e viktimave ishin shpërndarë në shumë vende në hekurudhë.

Sipas deklaratës së drejtuesit të trenit dhënë organeve hetimore, viktimat dyshohet se po pushonin në shinat e trenit, dhe se ai ka tentuar që t’i paralajmërojë me anë të sirenës, por se emigrantët nuk kanë arrit të largohen nga traseja.

Hetimet në vendin e ngjarjes i ka kryer zëvendës prokurori i Gjykatës themelore të Vranjës dhe pjesëtarët e Policisë nga ky qytet.

Identifikimi i viktimave është duke vazhduar , megjithëse burimi ynë në polici thotë se tek viktimat nuk është gjetur asnjë dokument. Obduksioni i trupave të pajetë do të bëhet në Vranjë. /Titulli.com/

 

Foto nga stacioni hekurudhorë Levosovë dhe nga vendi i aksidentit:

Bashkërisht për zhvillim ekonomik në Luginë të Preshevës, pushtetet lokale të paafta (video)
Siriani mbërrin në Bujanoc pas tetë ditë ecjesh në këmbë, destinacion final BE (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration