Bashkërisht për zhvillim ekonomik në Luginë të Preshevës, pushtetet lokale të paafta (video)
Lokale

Bashkërisht për zhvillim ekonomik në Luginë të Preshevës, pushtetet lokale të paafta (video)

05.Apr.2015 10:54
0

Zhvillimi ekonomik në Luginën e Preshevës është cilësuar ndër elementet kryesore për tejkalimin e krizës dhe ndërprerjen e largimit të të rinjve shqiptarë nga kjo zonë.

Përfaqësues të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, në një debat me qytetarë të Luginës, kanë paralajmëruar fillimin e aktivitetit të tyre në drejtim të zhvillimit ekonomik, por kanë ftuar përfaqësuesit politik dhe  institucional që bashkërisht të punojnë në jetësimin e  këtij projekti.

Xhelal Memeti, kryetar i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, duke shpjeguar rrjedhën e projektit 100 shtëpi për Luginën, ka thënë se më shumë se 100 shtëpi, shqiptarët e kësaj zone kanë nevojë për zhvillim ekonomik.

Riza Halimi, deputet në parlamentin republikan të Serbisë, ka akuzuar Serbinë, për limitimin e mundësive të financimit të komunave të Luginës me mjete nga projektet e ndryshme republikane dhe ndërkombëtare, ndërkohë që nuk i ka kursyer edhe pushtet lokale për paaftësitë e tyre të hartimit të projekteve konkurruese për zhvillim ekonomik.

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, përgjatë dekadës së fundit ka arrit që të financoj qindra  studentë të Luginës me bursa studentore, të  realizoj më se 40% të projektit “100 shtëpi për Luginën e Preshevës”, ndërsa  së fundit ka nisur projektin për zhvillimin ekonomik si domosdoshmëri e kohës./Titulli.com/

Në vend që të shkoj prapa e fut në shpejtësi, bie në lumë!
Bujanoc: Ecnin në hekurudhë, i shkel treni (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration