Ramiz Latifi zgjidhet kryetar i KK të Preshevës
Lokale

Ramiz Latifi zgjidhet kryetar i KK të Preshevës

06.Jun.2012 18:13
0
Me 23 vota pro dhe 15 kundër sot është zgjedhur kryetari i Kuvendit komunal të Preshevës Ramiz Latifi i Rilindjes Demokratike, raporton Titulli. Mbledhja filloi në kohën e paraparë,  por që në fillim me debate nga tashmë pozita edhe opozita për raportin e Komisionit Komunal Zgjedhor. Partitë opozitare PVD dhe UDSH nuk ishin dakord me propozimin që Ramiz Latifi të bëhet kryetarë, mirëpo votat e fshehta të këshilltarëve vendosën pro këtij propozimi. Përveç  kryetarit, në këtë seancë konstituive për postet e zv/kryetarëve të Kuvendit u zgjodhën Avni Nuhiu nga PDSH dhe Muhamet Mustafa nga BDL. Edhe këtu këshilltarët e opozitës paraqitën shqetësimet e tyre duke thënë se zgjedhja e dy zv/kryetarëve është e paligjshme dhe se do të paraqesin ankesë për këtë rast. Sekretar i Kuvendit komunal të Preshevës u zgjodh Naser Pajaziti nga Partia Demokratike Shqiptare. Koalicioni i ri qeverisës në Preshevë përbëhet nga 22 këshilltarë, PDSH  17, RD 3 këshilltarë dhe BDL 2. Opozita në kuvend përfaqësohet nga  gjithsejtë 16 këshilltarë, 10 nga radhët e PVD-së dhe 6 të UDSH-së/Titulli.com/
Dështon seanca e Jonuz Musliut (foto & video)
Bashkim dhe ndarje në KK të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration