Lokale
Arifi: Normale, Kosova është shtet i pavarur, e njohur edhe nga SHBA-të
Kryetari i komunës së Bujanocit nuk e sheh tragjike hartën në faqen zyrtare të kësaj komune, ku Kosova është paraqitur si shtet i ndarë nga Serbia.
“Kosova është shtet i pavarur i njohur nga mbi 100 shtete në krye të së cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtu nuk ka asgjë të re”, i ka thënë Titullit kryetari Arifi, duke komentuar hartën e mëposhtme në të cilën Kosova është e ndarë nga Serbia.
[caption id="attachment_82090" align="aligncenter" width="355"] Harta e postuar në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit[/caption]
Ai ka thënë se harta e Evropës e vendosur në këtë faqe zyrtare është me një ngjyrë të kaltër të mbylltë, me përjashtim të Ballkanit që është me ngjyrë më të hapur.
Arifi nuk mendon se nuk bëhet fjalë për sulm të hakerëve në këtë faqe të internetit, siç tha gjatë ditës kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, por për një realitet.
“Kryeministrat që po takohen për çka po flasin, ata njëherit po thirren si kryeministri i Kosovës dhe Serbisë...”, tha ndër të tjera Arifi.
Gjatë ditës së sotme mediat në Beograd paraqitën hartën në të cilën Kosova shihet se është e ndarë nga Serbia. Problemi nuk qëndronte këtu, por tek ajo se kjo hartë ishte e vendosur në një faqe zyrtare siç është komuna e Bujanocit, pjesë e Serbisë Jugore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!