Arifi: Falënderuam senatorin amerikan për senzibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës
Lidhur me takimin e përbashkët të enjten me senatorin amerikan, Gary Peters në Beograd, Nagip Arifi ka shkruar se janë falënderuar për senzibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës.
Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:
Me ftesë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd takova senatorin Gary Peters me bashkëpunëtorë.
Falemnderuam senatorin Peters për angazhimin e tij për senzibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës, jo veç në ShBA por edhe në Evropë dhe qendra tjera vendimmarrëse.