Osmani takohet me Bërnabiq, diskutohet integrimi i pakicave nacionale dhe mjedisi medial (foto)
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani vizitën e tij në Serbi në rolin e kryesuesit të OSBE-së ka takuar edhe kryeministren Ana Bërnabiq, transmeton Titulli.com.
"Kjo ishte një nga temat e bisedës me Kryeministren Ana Bërnabiq. Gjithashtu folëm për Strategjinë e Medieve 2020-2025 dhe Planin e Veprimit, zbatimi i të cilit është vendimtar për një mjedis mediatik pluralist dhe të sigurt. Në këtë drejtim, garantimi i sigurisë së gazetarëve është gjithashtu i një rëndësie të madhe", ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka shkruar se Misioni i OSBE-së në Serbi e mbështet vendin në përpjekjet e tij për integrimin e mëtejshëm të pakicave nacionale në shoqëri përmes ndihmës së drejtpërdrejtë në zbatimin e Planit të Veprimit për realizimin e të drejtave të tyre.
"Për këto dhe prioritete të tjera aktive reformuese, Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë të ofrojë mbështetje përmes ekspertizës dhe punës së drejtpërdrejtë me institucionet dhe organizatat e tjera partnere", ka shkruar mes Bujar Osmani pas vizitës që pati me kryeministren Bërnabiq, pwrcjellë Titulli.com.