Kamberi bashkë me të tjerë takohet me Peters në Beograd
Lidhur me takimin e përbashkët të enjten me senatorin amerikan, Gary Peters në Beograd, deputeti popullor Shaip Kamberi ka shkruar se “Lugina mbetet pjesë e agjendës së Senatit të SHBA-së”.
“Ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të trajtuar çështjet kritike me të cilat përballen shqiptarët veçanërisht duke u fokusuar në diskriminimin, nënpërfaqësimin dhe nevojën për reciprocitet me komunitetin serb në Kosovë”, shkroi Kamberi në Facebook.
Ai tregoi se në bisedën me senatorin Peters ka theksuar “sfidat dhe shqetësimet e komunitetit shqiptar, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në sferën politike dhe sociale”.