ANZHEL në Bujanoc për ricertifikim
Lokale

ANZHEL në Bujanoc për ricertifikim

30.Jul.2013 14:09
0
Aleanca Nacionale për Zhvillim Ekonomik Lokal (ANZHEL) ka qëndruar në Bujanoc me mision për të inspektuar punën në administratën e kësaj komune për ricertifikim si komunë me ambient të volitshëm për investime. naledPërfaqësuesit nga (ANZHEL), udhëheqësja Slavenka Javorina, Zlatko Jankovic dhe Dragan Dordevic qëndruan sot në Bujanoc në një takim me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të administratës lokale. Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektim në punën e kësaj komune për ta ricertifikuar si komunë me ambient të volitshëm për investime. Siç ka mësuar Titulli, gjatë bisedimeve të zhvilluara komuna e Bujanocit është shprehur e gatshme për të fituar që tani ricertifikimin nga ANZHEL, mirëpo duke marrë parasysh se edhe shumë komuna tjera kanë aplikuar për të fituar këtë certifikim, do të pritet mbajtja e një takimi gjatë muajit shtator. Burimi i Titullit prezent në takim, ka thënë se vizita e sotme nga kjo Aleancë do të mund të jetë e fundit para ricertifikimit. naled-bujanoc-1 Delegacioni nga Aleanca në fjalë sot ka qëndruar edhe në zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal në të cilën përmes një prezantimi janë njoftuar me potencialet që ka komuna e Bujanocit. Ricertifikimi si komunë me ambient të volitshëm lokal për investime lidhet ngushtë me qëndrimin e fundit të delegacionit të komunës së Bujanocit në konferencën e Zagrebit, të zhvilluar në muajin qershor, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e 18 komunave nga Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia. Bujanoci si komunë me ambient të volitshëm për investime është certifikuar gjatë vitit 2010./Titulli.com/
Bujanoc: Nis projekti të rinjtë e fuqizuar për ndryshime pozitive
A ishin këta vrasësit e Komandant Lleshit? (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration