A ishin këta vrasësit e Komandant Lleshit? (foto & video)
Lokale

A ishin këta vrasësit e Komandant Lleshit? (foto & video)

29.Jul.2013 21:28
0
Se si u vra njëri prej komandantëve më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi edhe ditën e sotme është një mister për banorët shqiptarë të Luginës. Titulli.com gjatë kërkimeve me anë të motorit Google ka arrit të zbulojë një fotografi nga vendi i vrasjes së Komandant Lleshit, te vendi i quajtur “Guart e Buajve” në Tërnoc të Bujanocit, e cila për shumë njerëz ishte e panjohur deri më tani. vrasesit e Lleshit Fotografia, pas vrasjes së Komandant Lleshit, është shkrepur nga Goran Tomasevic, një fotoreporter i njohur që ka punuar për agjenci të ndryshme botërore, së fundi për agjencinë Reuters. Në sqarim që i jep kësaj fotografie, Tomasevic mes tjerash thotë se ushtarët e Armatës Jugosllave  qëndrojnë para makinës që i takon UÇPMB-së, komandantit Ridvan Qazimi, i njohur si komandant Lleshi, afër fshatit Tërnoc. “Beogradi ka pranuar se forcat e saj kishin vrarë një komandant të mirënjohur shqiptar etnik, gjatë shkëmbimit të zjarrit”, citohet Tomasevic. Në fotografinë e mësipërme përveç vrimave të shkaktuara nga armë zjarri dhe njollave të gjakut, shihen edhe ushtarët e armatosur të cilët mund të kenë shtënë në drejtim të Komandant Lleshit i cili ngiste makinën e tij. Vlen theksuar se vrasja e Komandant Lleshit deri më sot ishte dhe mbetet një mister, duke njohur rrethanat se si erdhi te vrasja e tij në momentin që po bëhej demilitarizimi i zonës së sigurisë dhe vetëm disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit. Ridvan Qazimi u vra më 24 maj të vitit 2001./Titulli.com/ http://youtu.be/6BSgvIBxnEc
ANZHEL në Bujanoc për ricertifikim
Tërnoci organizon takim me mërgimtarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration