Amet Bektashi, hoxha që hapi shkollën e parë në Luginën e Preshevës në vitet e 30-ta?
Lokale

Amet Bektashi, hoxha që hapi shkollën e parë në Luginën e Preshevës në vitet e 30-ta?

04.Mar.2019 13:26
0

Mulla Amet Bektashi nga fshati Nesalcë të Bujanocit është një ndër personalitetet më të shquara të Luginës së Preshevës. Bektashi është hoxha që me vizionin e tij përparimtarë i dha dritën e diturisë këtij rajoni duke hapur shkollën e parë në vitin 1932. Fillimisht ai kishte angazhuar një malazes për mësues dhe atij i kishte mundësuar pagesën, banimin dhe të gjitha kushtet tjera për zhvillimin e procesit mësimor.

Në këtë shkollë kanë ndjekur mësimin një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë nga fshtrat e Komunës së Bujanocit, ku analfabetizmi ishte pothuajse 100 për qind.

Nga kjo shkollë pastaj del edhe mësuesi i parë shqiptarë nga ky rajon, Ali Bektashi, djali i Hoxhë Ahmetit. Me këtë rast edhe hapet shkolla e parë shqipe në fshatin Nesalcë, e cila sot e mbanë emrin Ali Bektashi.

Si rezultatë i kësaj shkolle, pas luftës së dytë botërore nga Neslca dolën një numër i madhë, akademikëve të fushave të ndryshme që zhvilluan aktivitetet e tyre në Prishtinë, Shkup dhe rajone tjera të banuara me shqiptarë. Fshati i vogël i Nesalcës edhe sot kemi personalitete të shquara në fushën e ekonomisë, politikës, artit, kulturës, shkencës etj.

Përpos kësaj nxënësit e fshatrave të Konculit, Verbanit kishin hapur shkolla dhe medrese në venbanimet e tyre.

Pjesë e shkollës që hapi Mulla Ahmeti ishte edhe gjyshi im, Mulla Xhemail Ymeri. Ai më pas është angazhuar në medresenë e Preshevës dhe më pas ka ligjeruar në xhami të ndryshme në fshatrat e Preshevës.

Mulla Bektashi është personaliteti i shquar që hodhi farën e diturisë në rajonin e Preshevës, në kohërat kur disa hoxharë shkollimi e proklamonin si dicka të dëshme dhe që u takon vetëm sllavëve.

Për Mulla Ametin duhet të shkruhet dhe të mbahen akademi përkujtimore, por fatkeqësisht deri më tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Ky shkrim është shkruar bazuar në të dhënat e pakta që janë treguar nga familjarët e personave që kanë ndjekur mësimin në shkollën e parë të hapur nga hoxhë Ahmeti.

Ftoj familjarët e kësaj familje që të japin të dhëna më të detajuara dhe ta përmirësojnë ndonjë gabim që mund të ketë ikur pa dashje.

Shkruar nga Muhamer Pajaziti

 
 
Selimi: Qeveria e Shqipërisë po manipulon me pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration