Alfabeti Magjik në sh.f."Muharrem Kadriu" në Tërrnoc (video)
Lokale

Alfabeti Magjik në sh.f."Muharrem Kadriu" në Tërrnoc (video)

17.May.2012 04:34
0
Zilja e shkollës fillore " Muharrem Kadriu" në Tërrnoc këtë herë u dëgjua edhe jashtë oborrit të kësaj shkolle. Jehona e saj e solli Eratebën dhe Gjelbrinën dy protagonistët kryesor të emisionit për fëmijë "Alfabeti Magjik" tek nxënësit e klasës së parë për të ia mësuar shkronjën “Z” nëpërmjët ekranit. Nxënësit e klasës I/2 të udhëhëqur nga mësuesja Arta Shabani patën rastin që ti tregojnë aftësit e tyre edukative dhe arsimore gjatë zhvillimit të një ore mësimi në klasë . Meqenëse në emisionin edukativo-arsimor "Alfabeti Magjik" i cili transmetohet vetëm në RTK, aty ka të përfshirë personalitete dhe profesione të ndryshme, në edicionin e radhës të xhiruar në fshatin Tërrnoc përveç fëmijëve të klasës së parë, si personalitet është piktorja e njohur Zakë Prelvukaj dhe profesioni i zdrukthtarit. Emisioni "Alfabeti Magjik" transmetohet çdo ditë në Radio Televizionin e Kosovës, ndërsa është prodhim i produksionit "Cak Consulting"./Titulli.com/ http://www.youtube.com/watch?v=iTi3ZFj--Ig
Në Dobrosin sulmohet pika kontrolluese e policisë, nuk do të rrimë të qetë
PVD pro koalicionit me serbët e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration