Në Dobrosin sulmohet pika kontrolluese e policisë, nuk do të rrimë të qetë
Lokale

Në Dobrosin sulmohet pika kontrolluese e policisë, nuk do të rrimë të qetë

17.May.2012 09:25
0
Rreth orës 3h të mëngjesit të sotëm, sulmues të panjohur kanë shtënë me pushkë automatike objektin e policisë serbe, në pikën kufitare me Kosovën. "Sulmi mbi policinë, gjegjësisht në pikën policore, në orën 3 të natës, është akt terrorist", ka thënë zëdhënësi i stacionit policor në Vranjë Dragan Stamenkoviq, raporton Titulli. Stamenkoviq tha se në këto momente nuk mund të japë detaje tjera rreth sulmit. Fshati Dobrosin, në të cilin gjendet pika kontrolluese në drejtim të Kosovës, është rreth 16 kilometra në jugperëndim të qytetit të Bujanocit. Ivica Daçiq përsëriti se "ne nuk do të shikojnë në heshtje një sulm të policisë". "Janë gjuajtur disa breshëri  të shkurtra. Në detyrë ishin katër policë në stacionin policorë  dhe se nuk kishte viktima", ka thënë Daçiq, duke shtuar se sulmit zyratarët policor i janë përgjigjur me 10 deri në 15 të shtëna, dhe kështu ka përfunduar ky veprim. Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq  tha se ky është një shembull drastik i thyerjes së marrëveshjes me bashkësinë ndërkombëtare dhe një dëshmi se sa është rrezikuar paqa dhe siguria. "Nuk do të rrimë të qetë kur dikush sulmon policët në Serbi përtej linjës adminstrative. Ne po bëjmë punën tonë ashtu siq e kemi bërë deri tani. Presim reagime të zyrtarëve ndërkombëtarë në lidhje me këtë incident" ka thënë Daçiq./Titulli.com/
Blofi qeveritar për tarifat doganore, Lugina akoma në geto
Alfabeti Magjik në sh.f."Muharrem Kadriu" në Tërrnoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration